Foto, Kompania Rajonale 'Pastrimi'

Komuna e Prishtinës njofton për ditët kur do mblidhen mbeturinat e vëllimshme

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi ka bërë të ditur planin për aksionin e grumbullimit të mbeturinave të vëllimshme në kryeqytet.

Grumbullimi do bëhet përmes kompanisë ‘Pastrimi’, ku përfshihen orendi druri ose metali pajisje të kuzhinës dhe gjësende tjera shtëpiake.

“Përmes Kompania Regjionale “Pastrimi” Sh.A, do të bëjmë grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme si: orendi, shtretër druri ose metali, dollapë, tavolina, karrige druri ose metali, pajisje të kuzhinës dhe gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali”, thuhet në njoftim.

Aksioni, sipas komunës, do nis nga data 29 gusht deri më 2 shtator.

Komuna u bënë thirrje qytetarëve që të vendosin mbeturinat e vëllimshme para shtëpive apo vendet e caktuara për mbledhje të mbeturinave gjatë datave të caktuara.

“Aksioni do të zhvillohet përgjatë 5 ditëve, në lagje të ndryshme të qytetit, duke filluar nga data 29 gusht deri më 2 shtator, andaj ju lusim që mbeturinat e vëllimshme t’i vendosni para shtëpive apo në vendet e caktuara për mbeturina në lagjet përkatëse sipas datave të cekura”, thuhet më tej në njoftimin e komunës.

Më poshtë gjeni datat e aksionit për grumbullim të mbeturinave të vëllimshme nëpër lagje: