'Komunat nuk bashkëpunojnë gjithmonë me organizatat për të drejtat e kafshëve'

Elza Ramadani, aktiviste për të drejtat e kafshëve në emisionin “Kallxo Përnime”, ka thënë se jo çdo herë komunat janë bashkëpunuese me organizatën e saj.

Ajo ka shtuar se dy raporte nga komuna e Prishtinës dhe ajo e Gjilanit për sa i përket trajtimit të qenëve endacak është detyruar t`i marr përmes Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

“Unë kam kërku informata mbi trajtimin e qenëve endacak vazhdimisht nga komuna e Prishtinës dhe ajo e Gjilanit, nuk m`i kanë dhënë menjëherë ka pas raste kur i kam marr krejt në fund. Dy raporte jam detyru me i marr përmes agjecisë”, ka thënë Ramadani.

Ndërsa këtë e ka mohuar drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarizë në  komunën e Gjilanit, Bajram Isufi.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime”, ka thënë se merr përgjëgjsi nëse gjendet ndonjë fakt që Ramadani ka kërkuar raporte gjatë periudhës 1 vjeçare për trajtimin e qenëve endacak.

“Ti e ke kërku masi ka përfundu, mas 1 viti”, ka thënë Isufi.