A është rrit përdorimi i qymyrit në Evropë që nga lufta në Ukrainë?

Viktor Berishaj i cili është pjesë i organizatës ndërkombëtare në Bruksel “Rrjeti Evropian i veprimit klimatik, ka thënë se përdorimi i qymyrit në Evropë që nga lufta në Ukrainë është ulë.

Ai në emisionin “Kallxo Pernime”, ka thënë se çmimi i qymyrit është i shtrenjtë.

“Ka qytetarë të shumtë që kanë ndërmarr politika janë ba që ti me ulë efiçiencën apo konsumin. Kështu që janë marr masa për efiçiencë të energjisë. Janë përshpejtu burimet, projektet që e kanë mundësu kyçjen e burimeve të ripërtishme në treg. Për shkak të ramjes së konsumit dhe për shkak të fleksibilitetit që e ka tregu energjia e ripërtritshme, ramja e prodhimit prej termocentraleve ka qenë më e dukshme”, – tha Berishaj.

Ai foli edhe për çmimin në Kosovë.

“Në Kosovë çmimi për kilovat orë të energjisë që u shit për bashkësitë familjare ka qenë 6 cent e diçka. Ndërsa në BE, mesatarja e kësaj ka qenë 20 cent, që po i bjen ka qenë 4 fish se sa në Kosovë. Në masë të madhe energjia që prodhohet në Ballkanin Perendimor ka kosto të fshehura, kemi subvencione të mëdha sistemin energjetik por edhe në prodhimin e qymyrit i cili e mban koston e ulët. Kur prodhohet rryma në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë, dëmi shëndetësor dhe ai ambiental nuk përfshihet në këtë çmim” – tha Berishaj.

Berishaj është edhe koordinator i politikave të klimës së energjisë për Ballkanin Perëndimor.

CAN Europe: Shtetet e Ballkanit duhet të vendosin caqe ambicioze të klimës dhe dekarbonizimit (kallxo.com)