Pionerë të artit, gjimnazistët e Gjilanit krijojnë piktura e muzikë

Të inspiruar nga familjarë, mësues dhe artistë të famshëm, disa  nxënës nga Gjilani kanë nisur nisur të punojnë e edukohen në rrugën drejt suksesit me art pamor e muzikë.

Rinesa Kadriu, nxënëse e klasës 12 në gjimnazin “Zenel Hajdini” nisi të merret me muzikë që nga klasa e 6. Ajo është një gitariste e poashu ka një zë që premton sukses në muzikë 

Për Rinesën muzika është vetëm hobi por në rast suskesi ajo mund të shëndrrohet edhe në profesionin jetësor të saj. 

E reja nga Gjilani  sot është pjesë e qendrës kulturore artistike “Mollëkuqet” . 

Si pjesë e kësaj qendre ajo ka marrë pjesë në disa festivale, një përvojë mjaft interesante për çdo artist të ri. 

“Kam marrë pjesë në disa festivale ku mund ta veçojë festivalin “Rising Stars” dhe festivalin në Dibër të Maqedonisë “Di-Fest ku mora çmimin e tretë”, rrëfen rinesa ajo.

Për të zhanret premtuese të muzikës janë rrymat e reja të Pop dhe RNB ndërsa nga instrumentet preferon gitarën

“Pasi që muziken e dua dhe e bëj me dëshirë, nuk e kam të vështirë të vështirë që të përqendrohem dhe në mësime. Ka shumë persona le të themi që do më pëlqente të arrija suksesin si ata por këngëtarja që më pëlqen dhe synoj t’ii arrij majat si ajo është Selena Gomez”, rrëfen Rinesa.
Talenti i Rinesës ishte vërejtur nga profesoresha Arta Haziri Nuhiu e cila  rrëfen se nxënësja e saj ka potencial për të zhvilluar një karrierë të mirë në muzikë

Për profesoreshën Rinesa është ambicioze dhe kërkuese për punën që bën dhe ajo është e kënaqur shumë me përzgjedhjen e këngëve që janë jo të lehta për tu kënduar por që Rinesa i merr me një përkushtim jashtëzakonisht të madh.

“Rinesa dhe gjithë talentat e rinjë duhet të mbështeten më shumë sepse jo të gjithë e kanë pjesë financiare të mire në familje dhe uroj që me ligjin e sponzorizimit çdo artistë që ka një potencial të mirë të ketë mbështetje për të suportuar edhe në skenat ndërkombëtare”, përfundon ajo.

Artistët e ri në Gjilan gravitojnë në qendrën kulturore Mollëkuqet. Qendra grumbullon mbi 20 nxënës të motivuar e talentuar në artin muzikor 

Arta Haziri -Nuhiu, drejtoresha e kësaj qendre tregon se angazhimi në qendër është një mundësi për nxënësit që pas mësimit dhe në fundjavë zhvillojnë aftësi të reja.

“Kjo qendër ka një numër të konsiderueshëm antarësh qe nuk janë të gjithë nga Gjilani, por edhe nga qytetet e ndryshme faktikisht disa imbajnë orët individuale gjatë javës, disa në vikend por që gjithësej i ka 23 nxënës. Qendra ofron mundësi për zhvillimin e zërit,tekniken vokale,njohuri elementare muzikore,po ashtu ofron mundësi për komponimin e këngëve muzikore”, thotë drejtroesha Huhiu.

Shokët e klasës të talentuar në pikturë

Vijojnë mësimet në të njëjtën klasë dhe ndajnë të njëjtin pasion. Arijeta Kryeziu dhe Argjend Salihu po merren me pikturë tash e sa vite.

Talentin e saj Arijeta thotë se e zbuloi vet në klasën e pestë,dhe se vizatimi është hobi i saj që në fëmijëri.

“Frymëzimin e gjej në gjithqka që shoh mirëpo  angazhimet nuk më lejojnë që t’i përkushtohem vizatimit mjaftueshëm”, thotë ajo.

Arijeta ka të përfunduara 560 vizatime.Vizatimin e ka te fokusuar kryesisht te pikturat dhe dizajnet.

Asaj i pëlqen teknika me akrilik për t’i realizuar punimet e saj. Disa nga këto punime ajo i prezantoi në një ekspozitë të shkollës. Megjithatë, ajo thotë se ëndrrat e saj përfshijnë shumë më shumë se kaq.

Kam shumë dëshirë të kem një ekspozit personale ku të shfaqë vizatimet e mia, por nuk kam bërë ende ndonjë planifikim konkret.Do të studioj artin”, përfundon ajo.

Një talent tjetër nga Gjilani është Argjend Salihu i cili poashtu është nxënës në vitin e fundit në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini” në Gjilan.

Talentin thotë se e zbuloi në fëmijërinë e hershme, dhe se e ka trashëguar nga xhaxhai i tij I cili është profesor i artit figurativ.

Argjendi thotë se frymëzimi për të vizatuar i vjen nga natyra dhe muzika.

Ai thekson se talentin e tij do ta shfrytëzojë si profesion në të ardhmën por gjatë gjithë kohës do ta mendojë si pasion dhe jo si punë.

“Inspirimi im vjen nga piktorët e ndryshëm, francezë ose italianë siç është Mikelangjelo. Si artist gjithmonë synoj të përfundojë studimet e artit”, thotë ai.

Ai po ashtu ka një mesazh për bashkëmoshatarët.

“Unë gjithashtu jam tashmë një artist i ri dh mesazhi im do të ishte të vazhdojnë të punojnë dhe ta duan punën e tyre sepse vetëm me këte gjë ata do të korrin sukses”, përfundon Argjendi.

Autorja Ardiana Jashari është nxënëse e klasës XII/7 nga gjimnazi “Zenel Hajdini”, në Gjilan. Artikulli është prodhuar në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve të nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente të veçanta në fushën e gazetarisë hulumtuese”, të përkrahur nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit