Avdullah Hoti LDK

Hoti: Pal Lekaj duhet të shkarkohet si kërkim falje ndaj Zvicrës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, që kërkoi shkarkimin e ambasadorit zviceran, Jean Humbert Lebet pas deklaratave për veteranët e rrejshëm.

Ai në një postim në profilin e tij në Facebook kërkoi edhe shkarkimin e Lekajt si kërkim falje ndaj Zvicrës.

“Eshtë i pa precedent rasti që një ministër i Qeverisë se Kosovës kërkon largimin e një ambasadori. Dhe atë të Zvicrës, ku janë mbi 200 mije qytetarë të Kosovës. Në paratë qe Zvicra shpenzon ne Kosove përfshihen edhe taksat e këtyre 200 mije qytetarëve të Kosovës që i paguajnë në Zvicër. Prandaj, është më se legjitime të kërkohet llogari dhe shpenzim adekuat nga ana e Ambasadorit. Vetëm shkarkimi i këtij ministri mund te jetë i mjaftueshëm si kërkim falje ndaj një vendi mik si Zvicra”, ka shkruar Hoti.

Mbrëmë, ministri Lekaj në emisionin “Pressing” kërkoi largimin e ambasadorit zviceran, Lebet, pasi që ky i fundit në Drenas të mërkurën tha se Qeveria e Kosovës ka mjaftueshëm para për vetëranët, por jo për ujësjellës.

https://kallxo.com/ambasadori-i-zvicres-nuk-eshte-normale-ne-ta-financojme-ujesjellesin-e-ju-ti-financoni-veteranet-e-rrejshem/

Për deklaratën e Lekajt kanë reaguar edhe ambasadorët e Quint-it, që i dolën në krah ambasadorit zviceran, Lebet.

https://kallxo.com/edhe-heldt-pajtohet-me-ambasadorin-zviceran-per-veteranet-e-rrejshem/

https://kallxo.com/oconnell-i-del-ne-krah-ambasadorit-zviceran-per-komentin-lidhur-me-veteranet/