Bryan Webb ka dalë në pension në moshën 90-vjeçare pas 75 vitesh pune me kompaninë Vauxhall Foto: BBC

Pensionohet pas 75 vitesh punë në të njëjtën kompani

Një mekanik 90-vjeçar, i cili thotë se puna e vazhdueshme e ka mbajtur atë të ri, është pensionuar pas 75 vitesh në të njëjtën kompani.

Bryan Webb ka dalë në pension në moshën 90-vjeçare pas 75 vitesh pune me kompaninë Vauxhall Foto: BBC

Bryan Webb filloi punën në kompaninë Vauxhall si praktikant në vitin 1946 kur u fut në zyrë për të pyetur nëse kishin ndonjë punë, shkruan BBC.

Kolegët e tij i dhuruan atij një çelës ceremonial dhe zbuluan një pllakë për nder të tij të mërkurën.

Ai tha se do t’i mungonte puna, por mezi pret ta pijë një filxhan çaj dhe të flejë pasditeve.

Webb filloi karrierën e tij si praktikant mekanik dhe bëri edhe punë tjera përpara se t’i kalonte 34 vitet e fundit si administrator garancie.

Ai tha se kur arriti moshën 65, pranoi të qëndronte mënjanë “për disa vjet, dhe iu kthye punës edhe për 25 vjet tjera”.

“Gjithmonë kam menduar se nëse vazhdoni të punoni, kjo ju mban të rinj. Nëse punoni, ju mban të ecni, ju zgjon në mëngjes për të dalë,” tha ai.

Webb tha se ai u bë kryepunëtor në vitet 1950 pasi ishte mekanik.

“Isha në kontrollin e punishtes dhe punoja me kamionë dhe makina”, shtoi ai.

“Kërkohej  t’i laje motorët në të ftohtë dhe ishte punë e vështirë në ditët e para, por gjërat ndryshojnë, makinat ndryshojnë dhe kur ta pastrosh një motor tani ai është i pastër në vend që të jetë plot baltë,” shtoi ai.

Foto: Kolegët e tij i dhuruan z. Webb një çelës ceremonial gjatë festës së tij lamtumirëse të mërkurën Foto: BBC

Drejtori lokal i departamentit Julian Bawdon tha se ai u bashkua në vitin 2008 dhe atëherë e kishte pyetur Z/ Webb se sa gjatë planifikonte të qëndronte në punë.

“I thashë për aq kohë sa ai mund ta bëjë ende punën që mund të vazhdojë dhe ja ku jemi sot me 75 vite shërbim”, tha ai.

“Bryan është plot dritë dhe ka një karakter i mirë dhe mungesa e tij do të na prekë të gjithëve.”