Negociatat e fshehta do ta tradhtojnë Kosovën

Nëse presidentët e Kosovës dhe Serbisë arrijnë një marrëveshje mbrapa dyerve të mbyllura për të normalizuar marrëdhëniet duke shkëmbyer territore, ajo mund të polarizojë më tej politikën e Kosovës, të përkeqësojë ndarjet shoqërore, të tjetërsojë aleatët ndërkombëtarë dhe të shkaktojë trazira ndëretnike.

 

Negociatat kërkojnë diskrecion, larg nga shkëlqimi i mbikëqyrjes publike.

Sidoqoftë, nevoja për diskrecion duhet të jetë e ekuilibruar me gjithëpërfshirjen, në mënyrë që palët e interesuara të jenë pjesë e rezultatit dhe të bindin zgjedhësit për të mbështetur rezultatin e negociatave.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, janë takuar prapa dyerve të mbyllura për të diskutuar një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi ka hedhur në qarkullim idenë e diskutueshme të ‘rregullimit të kufijve’. Përveç Federica Mogherinit, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, askush nuk e di se çfarë kanë diskutuar Thaçi dhe Vuçiq. Edhe anëtarët e ekipit negociues të Kosovës janë në terr informativ.

Nuk është punë e lehtë për të mbajtur sekrete, në veçanti të mbash sekret për një çështje me rëndësi kombëtare. Thuhet se Thaçi dhe Vuçiq planifikojnë të shpallin një marrëveshje për të shkëmbyer territoret pak para takimit të tyre të ardhshëm në Paris më 1 korrik.

Sipas një personaliteti të shquar të Kosovës, këto janë kushtet e marrëveshjes:

Serbia do të pranojë të njohë Kosovën.

Kosova do t’i dorëzojë Serbisë, Mitrovicën e Veriut dhe katër komunat në pjesën veriore.

Kosova do të marrë katër deri në shtatë fshatra nga Lugina e Preshevës, të cilat aktualisht janë pjesë e Serbisë. Këto fshatra nuk mund të formojnë një territor fqinj.

Liqeni i Ujmanit, i cili është substancial për furnizimin e Kosovës me energji elektrike dhe ujë do të bëhet një territor i besueshëm nën mbikëqyrjen e një organizate ndërkombëtare (p.sh. NATO).

Një Asociacion i Komuniteteve me Pakicë Serbe (AKPS) do të themelohet në pjesë të tjera të Kosovës ku banojnë serbët. AKPS do të jetë përgjegjës për planifikimin urban dhe rural.

Marrëveshja thotë asgjë për minierat e Trepçës, që përfshin territore në të dy vendet. (Dështimi për të trajtuar statusin e Trepçës ngre pyetjen: Kush përfiton?)

Shkëmbimi territorial ka precedentë. Në vitin 1947, Serbia transferoi shtatë fshatra nga rrethina e Gjilanit në Preshevë: Stanec, Maxhere, Pecene, Ranatovc, Depçe, Caravajkë dhe Sefer.

Fshatrat e tjera u transferuan në Bujanoc: Dobrosini dhe Konquli, si dhe fshatrat malore të Bujanovcit, Pribovacit dhe Zarbincës. Këto 11 fshatra janë një total prej rreth 85 kilometra katrorë

Në vitin 1959, 45 vendbanime nga rajoni i Rashkës u transferuan në Kosovë. Një pjesë e Leshakut dhe Zubin Potokut gjithashtu u bashkuan me Kosovën. Vendimi për këto ndryshime territoriale ishte marrë vetëm nga Beogradi. Në atë kohë, statusi politik i Kosovës ishte i kufizuar në një rajon autonom brenda Serbisë.

Marrëveshja Thaçi-Vuçiq për të shkëmbyer territore është një marrëveshje e keqe për disa arsye:

Vuçiq nuk i ka votat e mjaftueshme në parlament për të ndryshuar kushtetutën e Serbisë dhe për të ratifikuar marrëveshjen. Njohja e Kosovës nga Serbia është thelbësore për marrëveshjen.

Marrëveshja nuk do të adresojë anëtarësimin e Kosovës në BE dhe OKB-së në Kosovë. Mendimi i dëshiruar nuk është një bast i pranueshëm.

Zbatimi i marrëveshjes do të institucionalizonte paqëndrueshmërinë, duke izoluar fshatrat shqiptare në Preshevë dhe në veri të Kosovës, duke krijuar kështu lloj getoje, të ngjashme me Gazën.

AKPS për serbët e Kosovës në jug të vendit do të shkaktonte trazira dhe në fund të fundit do të nxiste kërkesat e tyre për tërheqje nga Kosova.

Politika e Kosovës do të bëhet edhe më e polarizuar në rast se nuk jepen detaje nga ekipi negociues i Kosovës.

Për këtë marrëveshje, parlamenti i Kosovës do të ketë një debat të ashpër me shoqërinë kosovare, të ndarë thellësisht. Ndarjet shoqërore do të përkeqësohen dhe kjo mund të rezultojë me dhunë brenda  vendit dhe me dhunë ndëretnike po ashtu.

Bosnja gjithashtu mund të përjetojë një rinovim të dhunës nëse Republika Srpska kërkon të bashkohet me Serbinë.

Marrëveshja është gjithashtu e keqe për marrëdhëniet e Kosovës me jashtë. Mbajtja e Kancelares Angela Merkel në terr informativ do ta tjetërsonte udhëheqësen gjermane, e cila ka qenë e palëkundur  në ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës. Arritja e një marrëveshje pas shpinës së saj do të minonte mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave, lidhjet ekonomike dhe prioritetet tjera të Kosovës.

Pozicioni i Uashingtonit është i paqartë. Zyrtarët amerikanë japin sinjale se ata do të mbështesin çfarëdo marrëveshje për të cilën palët do të merren vesh. Kjo lloj sjellje është një heqje dorë nga ana e udhëheqjes amerikane në një vend ku pikëpamjet e Amerikës me të vërtetë janë të rëndësishme.

Çdo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa pëlqimin e Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara, do të dështojë. Gjermania dhe SHBA janë kruciale për integrimin euroatlantik të Kosovës.

Teksa bëhen lëvizje përpara, negociatat duhet:

Të përfshijnë anëtarët e ekipit negociues të Kosovës dhe informimi i liderëve të opozitës. Jo më takime me dyer të mbyllura midis Thaçit dhe Vuçiqit.

Të bëhen kërkesa të qarta për ratifikimin nga parlamenti dhe një referendum popullor. Pronësia nga shoqëria e Kosovës është kruciale për zbatimin.

Të kërkohet pjesëmarrja e një zyrtari amerikan në të gjitha takimet. Nuk ka ekskluzivitet për zyrtarët e BE.

Ekziston një alternativë ndaj ndarjes: ndërtimi i shtetit dhe krijimi i një shoqërie të përbashkët në të cilën mbrohen dhe promovohen interesat e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Në vend që të fokusohet në hollësitë e rregullimit të kufijve, Thaçi dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të fokusohen në një pikëpamje afatgjatë dhe të insistojnë në njohjen e Kosovës pa kushte.

Çdo gjë më pak e bën Thaçin një bashkëpunëtor në tradhti dhe në bulizmin e Beogradit.

 

David Phillips është Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin e Studimit të të Drejtave të Njeriut të Universitetit Columbia. Ai shërbeu si Këshilltar i Lartë i Departamentit të Shtetit gjatë administratave të Presidentëve Clinton, Bush dhe Obama. Phillips është autori i “Çlirimi i Kosovës: Diplomacia detyruese dhe ndërhyrja e SHBA” (Universiteti i Harvardit, Shkolla Kennedy).

Mendimet e shprehura janë ato të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e BIRN-it.