Klubi i Famshëm i 27 Vjeçarëve

Kurt Cobain ishte udhëheqësi i grupit “Nirvana”, bend i cili qe shpërblyer shumë herë me platinium për albumet e tyre, të cilat shëtitën globin.

Cobain kishte lindur në Aberdeen afër Seattle, SHBA. Prindërit e tij e dërguan në leksione për kitarë në mënyrë që të qëndronte jashtë telasheve. Ai iku nga shkolla e mesme dhe së bashku me shokun e tij, Chris Novoselic formuan bendin “Nirvana”. 

Cobain vlerësohet si një prej ikonave më të mëdha të muzikës rok alternativ. Ai, nga revista Rolling Stone ishte vlerësuar gjithashtu edhe si një prej kitaristëve më të mirë të të gjitha kohërave. 

“Më mire të urrehem për atë se çfarë jam, se sa te pëlqehem për atë që nuk jam,” thoshte Cobain. 

Në vitin 1994, ai ishte gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Një doza e madhe e heroinës dhe e valiumit ishte konstatuar në trupin e tij, ndërsa shkaku i vdekjes ishte vetëvrasja me anë të armës të cilën ia kishte drejtuar vetes në koke. 

Pas vdekjes se tij, nëna e tij deklaroj se “ai iu bashkua atij klubi të marrë, unë i thash që të mos i bashkohet atij klubi”, duke iu referuar kështu, klubit të artistëve të famshëm, të cilët kishin vdekur në moshën 27 vjeçare, siç ishte Janis Joplin, Jim Morrison, Jimmy Hendrix dhe të tjerë. 

Hitet me të njohura të grupit Nirvana ndër të tjera ishin “Smells Like Teen Spirit”, “Come As You Are”, “The Man Who Sold The World” dhe “Heart-Shaped Box”.