Frashër Krasniqi

Frashër Krasniqi, Deputeti i Varfër i Vetëvendosjes

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi që po qëndron në paraburgim për shkak të dënimit nga shkalla e parë për sulmin ndaj Kuvendin të Kosovës ne gusht të vitit të kaluar, në deklarimin e pasurisë ka njoftuar se ai nuk posedon as edhe një cent kesh(cash) në institucione bankare.

Frashër Krasniqi ka deklaruar edhe llogaritë bankare të prindërve të tyre, e ku as ata nuk posedojnë asnjë cent në bankë.

Mirëpo, edhe pse deputeti Krasniqi me prindërit s’mbajnë asnjë cent në bankë, ata kësaj të fundi i kanë borxh 6 mijë euro, për të cilat ka deklaruar se njëri prind i ka marrë për renovimin e shtëpisë.

Krasniqi nuk posedon asnjë pronë apo pasuri të paluajtshme, ndërsa shtëpinë në pronësi të prindin e ka vlerësuar 23 mijë euro.

Sipas deklarimit të pasurisë, dy prindërit e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje punojnë në institucione publike.

Frashër Krasniqi së bashku me 3 aktivistë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje u dënuan nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 21 vjet e 6 muaj burg.

Deputeti Krasniqi është dënuar me 8 vjet burgim, Atdhe Arifi me 6 vjet burg, Egzon Haliti me 5 vjet e gjysmë ndërsa Adea Batusha me 2 vjet burg.

http://kallxo.com/21-vjet-e-gjysme-burg-per-aktivistet-e-vv-se/