Era rrëzon billbordin në 'Veternik' (Video)

Erërat e forta që goditën sot Kosovën kanë shkaktuar dëme të ndryshme.

KALLXO.com raportoi sot se si era e fortë rrëzoi drunj në Prishtinë e qytete të tjera, si dhe dëmtoi objekte banimi e shtylla të rrymës.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamje nga lagjja Veternik në Prishtinë, ku shihet se si era e fortë rrëzon një billbord i vendosur në objektin e një qendre biznesi.

Këto janë pamjet e dërguara nga qytetari.

Po ashtu, erërat e forta kanë rezultuar me një person të lënduar në Prishtinë.