Zgjedhjet në Kaçanik

Këtë të enjte, “Jeta në Kosovë” transmeton debatin me kandidatë për kryetarë komune në Kaçanik.

Me çfarë ofertash do të garojnë kandidatët për kryetarë komune? Si do t’i zgjidhin ata problemet e qytetarëve të komunës?

Kandidatët pjesëmarrës në debat do të jenë:
Besim Ilazi, Partia Demokratike e Kosovës, PDK;
Sahit Bela, Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK;
Shukri Luta, Lëvizja Vetëvendosje, VV;
Tahir Çaka, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK;
Kjani Berisha, Aleanca Kosova e Re, AKR.

Si pjesë e debatit do të transmetohen edhe biografitë e secilit kandidat.

Debati do të transmetohet në RTK, të enjten, nga ora 23:15.