Jeta në Kosovë Diskuton për Mjedisin

Këtë të enjte, “Jeta në Kosovë” flet për gjendjen mjedisore.

Pse është gjendja kaq e keqe në vendin tonë? Si po shkojnë përgatitjet e nismës “Ta Pastrojmë Kosovën”? Sa njerëz do të dalin për ta pastruar Kosovën, më 24 maj?
Pse ka kaq shumë mbeturina në vendin tonë?  Kush e ka fajin që ato janë në këtë gjendje: qytetari, apo ata që duhet t’i mbledhin?
Ku do të pastrojnë zyrtarët qeveritarë me 24 Maj? 

Për të diskutuar për këto tema, Muhamet Hajrullahu, në studio ka ftuar:
Dardan Gashi – ministër i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapësinor;
Luan Hasanaj – Iniciativa “Ta pastrojmë Kosovën”;
Linda Gusia – Sociologe;
Fatmir Spahiu – Aktor;
Labinot Salihu – Green Group.
 
Në kuadër të emisioni,t BIRN-i transmeton reportazhin  që tregon se si është gjendja me mbeturina në komunat e Mitrovicës dhe të Vushtrrisë.

BIRN-i gjithashtu transmeton reportazhin e gazetarit Alban Selimi, i cili tregon se si janë kushtet në Klinikën e Neonatologjisë, si dhe reportazhin e gazetares Edona Musa, i cili tregon se sa fëmijë më sëmundje të zemrës do të shërohen në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës.