Florent Spahija

Spahija ka diplomuar nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës dhe gjatë kohës së studimeve ka punuar si praktikant në Qendrën Juridike të Kosovës, ku si punë kryesore ka pasur përmbledhjen e ligjeve të aplikueshme dhe monitorimin e planit të veprimit të Kosovës kundër trafikimit me qenie njerëzore. Gjithashtu ka qenë pjesëmarrës në shumë trajnime të organizuara nga USAID, ABA Roli dhe Komisioni Evropian në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës. Për një kohë të shkurtër, Spahija ka punuar edhe si praktikant në Shërbimin Sprovues të Kosovës.

Gjithashtu Spahija gjatë shkollës së mesme, ka qenë pjesëmarrës në debatet e organizuara nga klubi i debatit SFERA njëherësh edhe trajner i debatit Karl Popper për të rinjtë e shkollave të mesme. Në kuadër të BIRBN-it, Spahija tani i ofron mbështetje dhe këshilla për debatin Karl Popper klubit të debatit të Pejës. 

Spahija i është bashkëngjitur stafit të BIRN-it si monitorues i shërbimeve publike në gusht të vitit 2009.