Besnik Bislimi - Foto: KALLXO.com

"Jeta në Kosovë": Intervistë me Besnik Bislimin dhe debat me shqiptarët në Amerikë

Sonte në emisionin “Jeta në Kosovë” u transmetua intervista me ministrin e Financave, Besnik Bislimi.

Ministri dha sqarime për masat e pakos emergjente.

Çka do të bëhet me 400 mijë pagesa e kërkesa për kompensim?

Kush po mundohet të aplikojë për këto fonde e nuk u takon?

Pse ata që kanë aplikuar për masën 15 hala nuk i kanë marrë paratë?

Po ashtu, në emision u zhvillua debat me shqiptarët e Amerikës, të cilët janë bashkuar dhe mobilizuar në dhjetëra organizata dhe i kanë shkruar letër presidentit Trump, Kongresit e Senatit amerikan, për të ndaluar një marrëveshje potencialisht të dëmshme e të ngutshme mes Kosovës dhe Serbisë.

A duhet të kemi frikë nëse kemi jo vetëm djem, por edhe vajza, në Amerikë?

Emisioni “Jeta në Kosovë“ transmetohet çdo të enjte në RTK dhe në Facebook të KALLXO.com në ora 20:05 dhe ritransmetohet të premten në mesditë.