Kryetari i Rahovecit pengon seancën gjyqësore

Rasti gjyqësor P.no 396/09 në lidhje me “Pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” i mbajtur në Gjykatën Komunale të Rahovecit, ishte penguar nga Kryetari i Komunës së Rahovecit, Qazim Qeska, i cili trokiti në derë dhe kërkoi nga gjykatësi që të dalë jashtë. Gjykatësi lëshoi seancën dhe u kthye pas 20 minutave.