Privatësia gjatë deklarimit të palës së dëmtuar nuk respektohet në Gjykatën Komunale në Pejë

Trupi gjykues në rastin P.no 451/10 “Vjedhje e rëndë dhe tentim vjedhje e rëndë”, të mbajtur në Gjykatën Komunale në Pejë, nuk respektoi privatësinë e palës së dëmtuar, gjatë dhënies së dëshmisë (deklaratës). Pala e dëmtuar në këtë rast, është dashur të dëshmoj dhe deklarohet përballë të gjithë personave prezent në seancë gjyqësore, gjë që përbën shkelje të nenit 164 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, në bazë të të cilit
dëshmitari duhet pyetur për dëshminë e tij/saj jo në prani të personave të përfshirë në procedurë penale.