Tre persona dënohen me 12 vite burg, përkundër disa akuzave të hedhura poshtë

Një gabim serioz është evidentuar nga monitoruesi i BIRN, gjatë monitorimit të rastit P.no211/08 “Vjedhje e rëndë” të mbajtur në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, të udhëhequr nga kryetarja e trupit gjykues Marie Ademi. Bajram Halilaj, Bajram Mustafa dhe Argjend Lahu, ishin akuzuar për vjedhje të rëndë dhe posedim ilegal të armëve. Akuza e fundit ishte hedhur poshtë nga gjykata për shkak të mungesës së provave. Sidoqoftë, personat e akuzuar ishin dënuar me 12 vite burg, një dënim ky që përfshinë edhe akuzën për posedim ilegal të armëve, e cila ishte hedhur poshtë nga e njëjta gjykatë dhe i njëjti trup gjykues.