Gjykatësja pinë kafe dhe dëgjon radion para seancës gjyqësore

Para fillimit të seancës në rastin C.no 1524/09 në lidhje me “Kompensimin e dëmit material dhe jo material” në Gjykatën Komunale të Prishtinës, gjykatësja Nexherije Hoti përdori telefonin e saj mobil, pinte kafe dhe dëgjonte radion, përderisa ishte duke pritur palët që të vijnë në seancë. Meqë jo të gjitha palët të përfshira në procedurën gjyqësore ishin të pranishme, seanca u shty për një datë të mëvonshme.