
Edi Rama i pakënaqur në ceremoninë e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është ndarë i pakënaqur në manifestimin qendror të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës i cili u mbajt në sheshin qendror të Prishtinës gjatë ditës së sotme.
Kryeministri Rama është i pranishëm në këtë manifestim bashkë me shumë liderë tjerë te rajonit e botës.
KALLXO.com merr vesh se ekipi i Kryeministrit Rama është nervozuar me protokollin e Kosovës për shkak të vendit ku është ulur dhe për shkak se është refuzuar kërkesa e tij për të mbajtur fjalim në këtë ceremoni.
I pranishëm në këtë manifestim është edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Deri më tani fjalim kanë mbajtur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-Presidenti i SHBA-ve në kohën e çlirimit të Kosovës, Bill Klinton dhe ish Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.
Kohëve të fundit raportet mes Ramës dhe Haradinajt janë acaruar.
Dy kryeministrat kanë debatuar në largësi për ngjarjet në Samitin e Berlinit që u mbajt në fund të muajit prill.
Haradinaj pretendonte se Rama i ka kërkuar pezullimin e taksës para kancelares Merkel e presidentit Macron.