Donika Kadaj kërkon të votohet rezoluta për shtesat e fëmijëve

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka kërkuar që Kuvendi sot ta votojë rezolutën për shtesat e fëmijëve.

“Propozojmë që kësaj seance t’ia shtojmë edhe votimin e Rezolutës për shtesat e fëmijëve, pasi ka deputetë të mjaftueshëm sot në sallë dhe kjo çështje na takon neve partive politike”, tha ajo.

Projekt-rezoluta e dërguar në Kuvend nga deputetët e AAK-së, parasheh që fëmijët në Kosovë të përfitojnë shtesa prej 10 euro në muaj.