Donika Kadaj- Bujupi. FOTO- Donika-Kadaj-Bujupi

Kadaj: Kërkesa e Presidentit për zgjatjen e mandatit të Dhomave te Specializuara e paqartë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se për shumë kënd kërkesa e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për zgjatjen e mandatit të Dhomave te Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar është e paqartë.

Deputetja Kadaj tha për KALLXO.com se çështja e gjykatës tanimë ka karakter juridik më shumë se politik andaj mendon që është e domosdoshme angazhimi i ekspertëve të fushës në mënyrë që të kenë një pamje të qartë mbi mundësitë e veprimit mbi këtë gjykatë.

“Është e domosdoshme angazhimi i ekspertëve të fushës në mënyrë që të kemi një pamje të qartë se cilat janë mundësitë tona dhe çka saktë po kërkon Presidenti”, tha Kadaj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që t’ua zgjasin mandatin Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Këtë kërkesë Presidenti e ka bërë të ditur në një adresim qytetarëve të Kosovës.

“Nga Kuvendi i Republikës së Kosovës po kërkoj qe mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kemi nevojë për qartësi sa i përket mënyrës sesi mbyllen Dhomat e  Specializuara, prandaj besoj se deputetët do ta përkrahin këtë iniciativë timen”, kishte thënë Thaçi.

Thaçi kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës zgjatjen e mandatit të Gjykatës Speciale