HULUMTIM - Rreziku i përdorimit të steroideve anabolike mund të jetë fatal për jetën e të rinjve

Në mesin e shumë parregullsive në sistemin shëndetësor të Kosovës është edhe shitja pa asnjë kriter e steroideve medikamenteve të cilat disa sportist i përdorin për të rritur muskujt e tyre.

Edhe pse të ndaluara për tu shitur pa recetë të mjekut hulumtimi i KALLXO  Shkelqim Xhaqkaj ka arritur të blejë në dy barnatore ampula të steroideve Testosteron pa recetën e mjekut.

Duke filmuar me telefonin e tij Xhaqkaj ka dëshmuar se shitja e këtyre materialeve kryhet pa asnjë kriter.

Dy blerjet ndodhin në afërsi të QKUK-së në barnatore të cilat sipas ligjit janë të licencuara dhe nuk do duhej të lejonin shitjen pa recetë të këtyre materialeve.

Në mesin e shumë parregullsive në sistemin shëndetësor të Kosovës është edhe shitja pa asnjë kriter e steroideve medikamenteve të cilat disa sportist i përdorin për të rritur muskujt e tyre.

Edhe pse të ndaluara për tu shitur pa recetë të mjekut hulumtimi i KALLXO  Shkelqim Xhaqkaj ka arritur të blejë në dy barnatore ampula të steroideve testosteron pa recetën e mjekut.

Duke filmuar me telefonin e tij Xhaqkaj ka dëshmuar se shitja e këtyre materialeve kryhet pa asnjë kriter.

Dy blerjet ndodhin në afërsi të QKUK-së në barnatore të cilat sipas ligjit janë të licencuara dhe nuk do duhej të lejonin shitjen pa recetë të këtyre materialeve.

Gazetari: Paj po valla pak, qetu t’u punu, po më duhet një testosteron

Farmacisti: Ampull a, veç testosteron depo

Gazetari: Ampull ose pilulë, s’prishë punë cilëndo e përdori

Farmacisti: Kjo është depo, qeshtu a e përdor qeton

Gazetari: Çfare është? Okei sa kushton

Farmacistja: 3.5 është

Gazetari: 3.5 është a, sa copa i ka

Farmacistja: Pesë copa i ka kutia

Gazetari: A veç dy janë aty a?

Farmacistja: Jo, jo kam edhe tjetër

Gazetari: Aha, okei, sa është një?

Farmacisti: 3.5 është copa, ky pe dinë është depo, vepron në mënyrë graduale

Gazetari: Po, po më ka treguar ai trajneri i fitnesit

Farmacistja: Një apo?

Gazetari: Po, njëherë një

Farmacisti: Për fitnes a?

Gazetari: Po, për fitnes

Farmacisti: Ku?

Gazetari: Qetu në Prishtinë ushtroj që nja dy vite, dy vite e gjysmë

Farmacisti: Po a?

Gazetari: Ëhë, pak me mujt me u zhvillu

Farmacisti: Super shumë mirë po ia bojshe, mirë që po gjen kohë

Gazetari: Vështirë me gjet kohë, po po duhet

Blerja e parë ka sukses. Edhe barnatorja e dytë gjendet në afërsi të QKUK-së sërisht kërkohet ampula e njëjtë e cila sipas ligjit do duhej të ofrohej vetëm me recetën e mjekut.

Gazetari: Po më duhet një testosteron edhe një dianabol a ka për fitnes?

Farmacistja: Ampull

Gazetari: Ampull ose pilul, piluk a ka?

Farmacistja: Jo veç testosteron ampull

Gazetari: E dianabol a ka?

Farmacistja: Dianabol, jo

Gazetari: Sa kushton një, dy e gjysmë a tri, a sa?

Farmacistja: Qashtu diçka, 3.80 një

Gazetari: Sa, 3.80, okei ama një. 3 e 80-të a

Farmacistja: Faleminderit

Gazetari: Faleminderit, nuk thehet kjo jo

Farmacistja: Ta shtimë në një këse më të sigurt ma mirë

Gazetari: Qysh me e përdor

Farmacistja: Ta aplikon dikush

Gazetari: Okei, në likur a?

Farmacistja: Po

Në dy blerje gazetari ka arritur të siguroj pa recetë ilaçin që është i ndaluar për tu shitur në tentativën e tretë Gazetari gjenë një farmaciste profesionale e cila nuk pranon të shes barin pa recetë të mjekut

Farmacistja: Unë ta japi se nuk është që në Kosovë lypet një recetë për me ble progesteronin ose testosteronin, tek e fundit unë jam veç punëtore dhe jam e detyrume me ta shit, por profesionalisht nuk të kisha thanë me e marrë edhe pse ka meshkuj që lypin vazhdimisht

Gazetari: Vazhdimisht e marrin e blejnë, ampula a

Farmacistja: Po po, kjo është intramoskular mirret

Gazetari: Tablet nuk shitni hiç a

Farmacistja: Tablet nuk kemi hiç valla

Gazetari: Dianbol s’ka a, asi tableta

Farmacistja: Jo s’kemi  as dianabol

Gazetari: S’po e marrë pra faleminderit, vi e marrë ma vonë nashta

Ilaçet e rrezikshme shiten pa recetë në barnatoret e Prishtinës ndërsa zyrtarisht Agjencioni kosovar për produkte meridionale thotë se kjo shitje është e ndaluar pa recetën e mjekut.

“Po, steroidet janë produkte medicinale të cilat mund të importohen vetëm po që se janë të regjistruara në Republikën e Kosovës gjegjësisht në AKPPM. Shitja e steroideve lejohet vetëm në barnatoret dhe vetëm me recetë apo përshkrim të mjekut”, thuhet në përgjigjen e AKPPM-së për KALLXO.com.

Steroidet përdoren në mjekësi për t’i trajtuar disa probleme hormonale te meshkujt siç janë puberteti i vonuar dhe humbjen e muskujve nga disa sëmundje.

Kjo e mirë mjekësore keqpërdoret nga sportistët për të ndërtuar muskuj dhe për të përmirësuar performancën atletike por ky përdorim shkakton probleme në shëndet.

Keqpërdorimi i steroideve anabolike, veçanërisht për një periudhë të gjatë kohore, është lidhur me shumë probleme shëndetësore, disa prej te cilave janë:

  • Aknet,
  • ndalimi i rritjes në adoleshencë,
  • presioni i lartë i gjakut,
  • ndryshimet në nivel te kolesterolit,
  • problemet e zemrës,
  • përfshirë sulmin në zemër,
  • sëmundjet e mëlçisë,
  • përfshirë kancerin,
  • dëmtimi i veshkave,
  • sjellje agresive.

Për mjekët përdorimi pa kriter i këtyre ilaçeve shkakton probleme të mëdha për shëndetin.

Rinas Zeqiri nga Gjilani pranon të rrëfej se ka arritur të blejë dhe ti siguroj barnat e ndaluara.

“Kam fillu me i marrë në fitnes, i kam blerë nëpër vende online, si fillim kam lexuar për to, i kam studiu, i kam lexuar gjatë derisa kam vendosur, por gjithmonë në dozë të saktë edhe t’u mos i abuzu. Steroidet zakonisht i këna ble online edhe këta që shesin, zakonisht marketet ose protein-shopat kanë, por i mbajnë në të zezë, i mbajnë fshehur se janë produkte ilegale që nuk guxojnë me u shit pa përshkrimin e mjekut”, tregon Rinas Zeqiri.

Ai tregon se cili ka qenë ndikimi i parë pas fillimit të marrjes së steroideve.

“Ndikimi i parë ka qenë rritja e forcës edhe kom fillu me shtu peshë, sidomos herën e parë kur i kam marrë, domethënë receptorët e trupit e kanë marrë diçka të re edhe brenda muajit kam shtu forcë 100 %, domethënë nëse kam qenë 60 kilogramë ose 50 kilogram duke ushtru me pesha, brenda muajit kam mbërri deri në 100 kilogram. Arsyeja, sepse steroidet e rregullojnë sintezën e proteinës në trup, trupi është në gjendje resorbu ose absorbu protein më shumë se në gjendje normale”, thotë ai.

Zeqiri nuk ia sugjeron askujt që t’i përdorin steroidet, sipas tij mënyra më e mirë për të ushtruar në fitnes është metoda natyrale.

“Unë si trajner i fitnesit asnjëherë, asnjë klienti që e ka fitnesin hobi që ka dëshirë vetëm me hek peshën apo vjen vetëm me e mbajtë vijën e trupit kurrë nuk i kom rekomandu steroide, gjithmonë e kom favorizu metodën natyrale”, thotë ai.

Në botë janë të njohura shembujt ku për shkak të përdorimit të këtij bari njerëzit kanë vdekur. BBC ka shkruar se sportisti Kasim Ikhlaq ishte gjetur i vdekur në shtëpinë më 9 korrik të vitit 2019. Në kosovë nuk dihet se sa njerëz mund të kenë vdekur nga ky keqpërdorim por mjekët alarmojën për rreziqet

Kardiologu, Hamza Selmani, ka treguar për KALLXO.com se një person që përdor steroide në të ardhmen i paraqitet tensioni i lartë ose hipertensioni, ka rrezik me pasë ngushtim të enëve të gjakut të zemrës, i shfaqet diabeti, probleme me frymëmarrje dhe i zgjerohet zemra, duke i pru deri te vdekjet e papritura.

“Një person që përdor steroide në moshë të re kur është aktiv me fitnes ose me sport duhet ta dije se ka një rrezik të shtuar në të ardhmen për me iu paraqit tensioni i lartë ose hipertensioni, ka një rrezik të shtuar me pasë ngushtim të enëve të gjakut të zemrës, për shkak se e rrisin masën muskulore munden me shfaqë diabetin nëse përdoren gjatë janë pak më të shtuar”, thotë ai.

“Gjithashtu personat e tillë kur e lanë sportin pas një kohe edhe nuk janë aktiv shumë kanë mundësi me fitu mbipeshë, me qenë obez, me pasë probleme me frrymmarrje, disa probleme tjera. Më të shpeshta janë problemet që lidhen me tension të lartë, tensioni i lartë e zgjeron zemren, mundet me pru edhe te vdekjet e papritura përnjëherë”, vazhdon Selmani .

 

“Zemra kur zmadhohet është diagnoz jo e mirë, për çfarëdo moshe që lajmërohet është diagnozë jo e mirë, sidomos në mosha të reja është një sëmundje indivalizuese, domethënë kualiteti i jetës së pari bien. Personave që fillon me iu zmadhu zemra, ndjejnë lodhje më shumë, kanë plogështi, ndonjëherë fillojmë me u ajë edhe këmbet, por te steroidet vetëm ndjenjë plogështi edhe lodhje. Kur zgjerohet shumë zemra, fillon me pasë aritmi ose rrahje të zemrës të pakontrolluara, qysh i kemi pa sportistat që bëjnë vdekje të papritura, jo t’u u kanë me steroide, po qysh mundet me ndodh edhe te njerëzit me steroide”, thotë Selmani.

“Zgjerimi i zemrës mundet me sjellë edhe vdekje të papritur. Me vdek njeriu përnjëherë, pa shkak pa u ditë, n’faktë shpeshherë munden me u kanë komplikime të këtyre”, tregon Hamza Selmani”, tregon kardiologu kosovar.

Kardiologu Selmani insiston se secili person qe mendon me i hi botës së steroideve duhet me patjetër që të konsultohet me mjekun paraprakisht.

“Unë si kardiolog, duke e marrë parasysh edhe eksperiencën që e kam pasur kur kam qenë jashtë vendit në Itali, me kontrollat që i kemi bërë atje, pacientëve post-ushtrimeve, e kemi kontrollu gjendjen e zemres pas 20 viteve te 40 vjeçarët te 45 vjeçarët, te njerëzit që kanë qenë mundësa, që kanë qenë peshëngritësa, zakonisht i këna parë këto komplikime, komplikimet e tensionit, komplikimet e diabetit më të shpeshta te njerëzit që i kanë përdor në mosha të reja, ata në 40-45”, tregon ai.

Selmani nuk e rekomandon përdorimin e steroideve.

“Unë nuk e rekomandoj përdorimin e tyre, ose strikit me këshillën e mjekut, si mjek si person duke e pasur parasysh edhe jetën post kësaj. Ne fillojmë me i përdor në moshë të re, por duhet të mendojmë pas 10 viteve, pas 20 viteve për shëndetin. Unë jam strikit, nuk e rekomandoj përdorimin e steroideve te djemtë e ri te vajzat ose me kontroll strikte shumë”, shton Hamza Selmani.

Vjollca Dedushaj është doktoreshë endokrinologe ajo merret me trajtimin e pacientëve të cilët kanë probleme hormonale. Përdorimi i ilaçeve të tilla për doktoreshën është i rrezikshëm sidomos kur përdoren pa recetën e mjekut.

“Efektet anësore, apo pasojat afatgjate apo afatshkurta, tasht nuk mund t’i dallojmë në tërësi, por, efektet anësore janë efektet kardiovaskulare, efektet në nivelin qendror, efektet në mëlçi që është si organ vital edhe në lëkur po ashtu, domethanë në sistemin kardiovaskular së pari studimet tregojnë se primarisht shkakton hipertensionarterial apo shtypja e lartë e gjakut, zgjerimi i ventrikujve të zemrës, mbase një infarkt të zemrës, apo pika në zemër, pika në tru siç njihet në popull, pikërisht për shkak të ç’rregullimit të yndyrareve të cilat tërhiqen nga muskujt, por ndikojnë në të kundërtën, futen edhe rritet yndyra e keqe në gjak e cila ateloskleroz e cila është një veshje e enëve të gjakut yndyrë e cila të dërgon deri të këto sëmundje kardiovaskulare”, thotë Vjollca Dedushaj.

“Në sistemin nervor qendror studimet tregojnë se në shumicën e rasteve kur paraqiten janë irritim, agjetim edhe agresivitet, kurse pak më të rralla janë mania edhe psikozat, pastaj në mëlçi një llojë tumori në të njejtën anë shkakton edhe disa mbushje sikur të cistave apo kapilarve sinodal të heparit të mëlçisë të cilat nëse shpërthejnë e rrezikojnë njeriun edhe me jetë. Në lëkurë shkakton akne, shkakton tharje të lëkures, ramje të flokëve, pastaj në vendin e injektimit shkaktojnë shumë dhimbje ato që injektohen apo edhe apcese në vendin ku është injektuar”, thotë Dedushaj.

Testikujt te meshkujt prodhojnë katër deri në nëntë miligram testosteron, kurse në momentin që njerëzit që e marrin këtë llojë steroidi anabolik, rrezikojnë që mos të prodhojnë testosteron natyral.

“Domethënë në momentin që kemi futur një dozë aq të madhe testosteronit ekzogjen sintetik, atëherë testosteroni natyral thuajse nuk prodhohet fare, sepse ajo e shtyp prodhimin prej organeve vitale apo të rregullta, prandaj nuk kisha sugjeru që të mirren steroidet për shkak se duke tentu me fitu një efekt anabolik apo zhvillimit të muskulaturës ka efekte anësore të karakteristikave androgjenike, kur personi fillon të ketë rritje të gjinjëve, për shkak të ç’rregullimit që ka bërë në testosteron, sasia e madhe e testosteronit sintetik që është marrë trupi e kthen në estrogjen që është hormon femëror, pastaj zhvillohen gjinjtë, pastaj testiset shpesh dinë që të zvogëlohen, spermatozoidi e ulë ngadalësimin”, tregon endokronikologia Dedushaj.

Shitja e steroideve është e ndaluar në Kosovë pa recetë të mjekut. Edhe pse kjo është e shkruar në ligj barnatoret pa ndonjë kriter i vëjnë barërat në qarkullim.
Në një test të thjeshtë gazetari i kallxo.com ka arritur që në dy prej tre barnatoreve të Prishtinës të blejë barin pa recetë.

Mjekët alarmojë që përdorimi i këtyre medikamenteve pa kriter shkakton probleme me zemrën ç’rregullime hormonale ramje të flokëve e shumë e shumë probleme. Problemet janë edhe më të mëdha kur nga këto ilaçe goditet edhe sistemi nervor.

Psikologu Aheron Bobaj, ka treguar për KALLXO.com, raste konkrete kur pacientët e tij kanë treguar shenja të nervozës, agresivitetit prej përdorimit të steroideve.

“Në të shumtën e rasteve kam pasur klient i cili nuk i ka ditë prej ç’kahit po vuan i cili ishte shumë temperament. E para është që je shumë temperament, sidomos natyra e njerëzve që vuajnë prej temperamentit, ka natyra të ndryshme, arsye të ndryshme pse vuajnë prej temperamentit”, tregon fillimisht psikologu Bobaj.

“Thotë që s’jam shumë mirë, po kam probleme me shoqni, po kom probleme me të dashurën, e ngucsha ngapak, dorën shumë të madhe qysh? Dora e jeme s’kom ushtru shumë, normale s’është e vogël, por e jotja është shumë e madhe. Pom shikon ‘Çka po don me thanë’ i thash steroidet, po ia nisë me kesh po thotë që ‘domethanë prej steroideve a’ po tha, ku pe din, i thash shikoje çfarë mase të dorës ki, muskuloze krejt definim e di, unë ushtroj, por steroid s’kam marrë kurrë, po thu prej qasaj, nuk ishte i vetëdijshëm që ishte prej steroideve”, zbulon Bobaj ekskluzivisht për KALLXO.com.

“Mandej ia kemi fillu seance pas seance i kam thënë kohen kur i ki me i marrë steroidet, provo pauzo për tri javë, eventualisht një muaj. Momenti që ka pauzu për tri javë ose një muaj që atij si pëlqejke se filloi me ra edhe pse s’ishte për gara se ka qe marrin steroide për gara që është okei, mirëpo ky e merrke përqef edhe filloi me u qetësu, filluan me u qetësu gjanat në shoqni në rreth edhe gjithçka filloi me ardhë në gjendje të rregullt si duhet”.

“Ai e mori një vendim që me vazhdu me proteina, por jo me steroide. E kuptoi që steroidi ka qenë fakti kryesor. Pe shohë që njerëzit janë të pa informuar, se shkojnë bazë të filmave në bazë të muzikave kanë qef me u dokt mirë, ose para televizionit pë famë, femra etj. Por nuk i mendojnë efektet anësore, efektet anësore dinë me qenë shumë të rënda, deri në vdekjeprurëse”, tregon psikologu Aheron Bobaj.

Psikologu Bobaj tregon sesi një pacient ka ra në deprision nga përdorimi i stëroideve. Ai zbulon se pacientit të tij iu ëshë dashtë që të shkoj te neoropsikiatri, pasi ka qenë në deprision të thellë.

“Ato shiten zakonisht nëpër fitnese privat, shiten prej njerëzve që i marrin prej jashtit. Tasht te ne është shumë rrezik, po flas në bazë të përvojave, te njerëzit që kom taku, klientë që kanë ardhë te une, që kanë qenë shumë rrezik, ia ka shit ndoshta një steroid, ka ardhur prej Kinës, por etiketa ka qenë e Amerikës, kur ia ka largu etiketën e ka pa që ka qenë i Kinës”, tregon ai.

“Kanë qenë dy efekte anësore, ajo e Kinës të cilën e ka marrë ka fillu menjëherë me dehidrim me vjellje me barkqitje edhe ka përfundu në spital, ndërsa ajo e Amerikës ka fillu me temperament, mirëpo ka pasur probleme seksuale, me impotencë, derisa ka pasur presionin psiqik, kur ka fillu me mos me marrë më steroide, ka fillu me ra me një depresion të nivelit të tretë, menjëherë ka kalu në një depresion më të thellë sesa qe bjen një njeri në gjendje normale, pa përdor steroide edhe është dashtë me bind që me e vizitu neoropsikiatrin, sepse ajo nuk është punë e imja se ka qenë me një depresion shumë të thellë, domethanë qajke tërë kohën, nuk ish vetvetja e humbi apetitin nuk ishte i kënaqur me vetën i mbyllur në dhomë tërë kohën, shumë keq”, vazhdon të rrëfej psikologu Aheron Bobaj.

“Iu ka deshtë me marrë 3-4 muaj medikamente me rregull, pastaj ka vazhduar me duo e cila është kanë edhe medikamente edhe psikoterapi seanca, tek atëherë me fillu me marrë veten. Është dashtë mbi gjysmë viti derisa është kthy në një llojë balancimi të cilin është dashtë prapë pas gjashtë muajve me e vazhdu”, tregon Aheron Bobaj ekskluzivisht për KALLXO.com.

“Qysh të sillemi duhet të kemi kujdes me steroide, ka disa që i marrin steroidet i marrin me kontrollë, ata janë shumë të rrallë, por të rinjtë, sidomos tinejxherët po i marrin pa kontrollë. Iu kisha lutë ata që shesin, a doni me bo përfitime e sene ajo është çështje e juaja, po iu lutna tregojani pasojat se nuk kemi rini për me shkatërru”, thotë Bobaj.

Aheron Bobaj insiston se duhet të ketë fushata vetëdijesimi për të rinjtë nëpër shkolla për përdorimin e steroideve.

“Duhet me pasë gjithsesi një fushatë vetëdijesimi i të rinjve për shembull nëpër shkolla. Tasht shkollat fillore nuk janë si më përpara. Tasht shkollat fillore s’janë si më përpara që kanë qenë gjashtë, shtatë ose tetë, tasht po shkojnë deri në klasën e nëntë e 10-të, të rinjtë po rriten edhe psiqikisht edhe fizikisht sesa më përpara për shkak të standardit të jetës që është gjë shumë e mirë”, thotë ai.

Një pjesë e madhe e sportistëve mendojnë që rruga më e lehtë për të ndërtuar muskujt është përdorimi i stimuluesve artificial. Rreziku që këto produkte mund ti shkaktojnë shëndetit i bënë profesionistët e fitnesit të rekomandojnë që këto medikamente të mos përdoren në asnjë rast.

“Dihet që mënyra më e duhur është me përdor suplemente që janë legale që faktikisht shiten në shitore ushqimore që munden me u ble, e jo ato të cilat blihen në barnatore të cilat janë, fjala është për steroidet”, tregon Ernest Gjinovci.

“Në industrinë e fitnesit fjala steroide e përfshinë një gamë të barnave të ndryshme që janë të cilat përdoren për qëllime të ndryshme në fitnes, ose me shtu masë muskulore, ose me hup dhjam ose me fitu kondicion në ndonjë sport të ndryshëm, se këto steroidet përdoren edhe në sportet tjera që i thojnë doping”, thotë Ernest Gjinovci.

Gjinovci i cili është që 30 vite pjesë e botës së fitnesit, shprehet i shqetësuar se trajnerët e këtij sporti nuk po i kursejnë të rinjtë duke i futur në botën e steroideve.

“Steroidet shumë pak dihet për to, sepse shumë pak flitet për to, pasi industria e fitnesit dhe shumë njerëz që pa qëllim ia dëshirojnë të keqen rinisë i shesin ose i shtynë në përdorim të steroideve për shkak të rezultateve të shpejta”, tregon ai.

“Shumica që ndikojnë shumë të tjerët në marrjen e steroideve janë trajnerët e fitnesit të cilët nuk kanë konsideratë, sepse vetëm shikojnë me mbërri qëllimin sa ma shpejtë, për shkak se me steroide e mbërrin një qëllim të shtimit të masës muskulore për një kohë shumë të shkurtër, derisa pa përdorimin e steroideve në mënyrë natyrale është koha shumë ma e gjatë, kërkohen vite të tëra, për diçka që e mbërrinë për gjashtë muaj”, vazhdon ai.

“Mirëpo, asnjëri prej këtyre trajnërve nuk i tregojnë personave të cilët ia rekomandojnë këto steroidet anabolice ose steoridet tjera, për dëmet të cilat shkaktohen prej steroideve ose për varshmëritë të cilat krijohen, të cilat personi më vonë nuk mundet me dalë prej tyre edhe i krijojnë dame edhe janë të rrezikshme për jetë, mundet me shkaktu edhe vdekjen”, tregon njohësi i fitnesit Ernest Gjinovci.

Ernest Gjinovci tregon se cilat lloje të steroideve anabolike i përdorin sportistët dhe në çfarë mënyra i përdorin ato.

“Në gjithë botën keqpërdoren se ky është keqpërdorim i barnave, përdoret testosteroni, si injeksion tasht ka testosterone të ndryshme, përdoren disa hapa të ndryshme, doken të kaltërta të bukura, janë dianabola, janë do ëinstroll. Përdorin edhe efedrin për me humb dhjam, efedrini është shumë i rrezikshëm  për zemër, mundet njeri me pasë sulm në zemër nëse nuk e ka zemren e fortë. Përdorin edhe disa gjëra tjera me shkri dhjamin, kllembuteroll janë. Këta që i përdorin i dinë ma mirë, po edhe mu m’ka ra me i mësu emrat e tyre, për shkak që qaq shumë përdoren, mundet çdokush me i ble në barnatore”, tregon ai në detaje.

Ai ka një sugjerim për prindërit për këtë çështje.

“Ata së pari duhet me pasë qasje të hapur edhe me e pranu fitnesin, suplimentet. Shumica e keqkuptimeve që ndodhin këtu është që prind i përzien proteinat me steroide i shtinë krejt me një thes dhe ia ndalojnë fmisë jo s’ki me marr asgjë, ai mandej detyrohet me shku te një trajner, trajneri e shtinë në steroide çka i konvenon atij”, tregon ai.

“Prindi duhet me u informu, me mbledh informata sa më shumë edhe mos me ja bo bajat, duhet me e ditë që ka suplemente që janë legale dhe që pernime i duhen atij për me mbërri rezultat edhe për shëndet, se kur ushtron të duhen disa proteina ose aminoacide ose disa tjera suplemente të cilat të ndihmojnë për me qenë të shëndetshëm”.

“Shumica e prindërve e kanë qat t’keqe ja po merr këso gjëra, domethënë duhet me i informu me shiku çka po marrin, pastaj kur e kanë qasjen e hapur me fminë, ai nuk i fsheh ato edhe i tregon drejt i thotë qeto mi rekomandoj trajneri, qeto po mi rekomandojnë i merr i lexon i shikon se çka janë”.

“Interesohesh në barnatore mundesh me shku nëse nuk i njeh se çka janë. Kryesisht ilaçet vërehen të cilat janë barna edhe ato mundet me i identifiku çdokush edhe çkado që blehet në barnatore duhet me qenë me recpekt e te na nuk është, ato janë të dëmshme, munden edhe me iu interesu një trajner që është i fitnesit”, thotë eksperti i fitnesit Ernest Gjinovci.