Drita s'sheh dritë me sy, 14 ndeshje - 14 humbje

Bashkimi ka triumfuar ndaj Dritës me shifrat 83:112 në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Kjo ndeshje duhej të zhvillohej në Gjilan, por është zhvendosur në Prizren për shkak të problemeve me palestrën “Bashkim Selishta”.

Ndeshjen më mirë e nisën prizrenasit, duke pasur epërsi deri në 13 pikë, 8:21, dhe ishin më të mirë në çerekun e parë, duke e fituar këtë pjesë 16:24. Periudha e dytë ishte shumë më e baraspeshuar, me gjilanasit që u rikthyen shpejt dhe arritën të ngushtojnë shifrat në 45:46, ndërsa pjesa e parë përfundoi me rezultat 45:51.

Dallimi i madh dhe vendimtar u bë në periudhën e tretë. Prizrenasit ishin shumë më të mirë në këtë pjesë, duke u shkëputur në 20 pikë, 51:71, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 65:87. Në dhjetë minutat e fundit, basketbollistët e Bashkimit menaxhuan lojën dhe epërsinë, duke triumfuar me shifrat 83:112.

Te Drita u dalluan Qëndrim Demi me 29 pikë e 10 kërcime dhe Isaiah Johnson me 19 pikë e 10 kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan Andi Shehu me 22 pikë e 10 kërcime, Julien Leëis me 20 pikë, pesë kërcime dhe tetë asistime, si dhe Bunjaku me 24 pikë, pesë kërcime dhe tetë asistime.

Drita e përfundon stinorin vjeshtor me 14 humbje në 14 ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitë, kurse Bashkimi ka tetë fitore dhe gjashtë humbje.