Gjilani kampion i sezonit vjeshtor pas fitores ndaj Ballkanit

Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 0-1 ndaj Ballkanit, ndeshje e vlefshme për xhiron 18-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Golin e fitores e shënoi kapiteni Gerhard Progni në minutën e 77-të.

Pas kësaj fitore Gjilani pozicionohet në vendin e parë me 35 pikë, duke u shpallur kampion i sezonit vjeshtor.

Kurse, Ballkani mbetet në vendin e tretë me 33 pikë.