Amir Rrahmani futbollisti më i mirë i vitit 2021

Federata e Futbollit e Kosovës sot ka mbajtur manifestimin tradicional “Laureatët e Vitit”, duke i nderuar me çmime më të mirët për vitin 2021 në futbollin kosovar.

FFK-ja ka njoftuar se futbollisti më i mirë i vitit është zgjedhur kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Rrahmani është i padiskutueshëm në formacionin e Kosovës duke qenë një lider i vërtetë.

Po ashtu, Rrahmani është duke bërë paraqitje fantastike në këtë sezon me skuadrën e Napolit duke qenë titullar i padiskutueshëm i formacionit startues të trajnerit Luciano Spalleti.