Eksperti i fitnesit Ernest Gjinovci: Steroidet të zevendësohen me suplementet ushqimore legale

Një pjesë e madhe e sportistëve mendojnë që rruga më e lehtë për të ndërtuar muskujt është përdorimi i stimuluesve artificial. Rreziku që këto produkte mund ti shkaktojnë shëndetit i bënë profesionistët e fitnesit të rekomandojnë që këto medikamente të mos përdoren në asnjë rast.

“Dihet që mënyra më e duhur është me përdor suplemente që janë legale që faktikisht shiten në shitore ushqimore që munden me u ble, e jo ato të cilat blihen në barnatore të cilat janë, fjala është për steroidet”, tregon Ernest Gjinovci.

“Në industrinë e fitnesit fjala steroide e përfshinë një gamë të barnave të ndryshme që janë të cilat përdoren për qëllime të ndryshme në fitnes, ose me shtu masë muskulore, ose me hup dhjam ose me fitu kondicion në ndonjë sport të ndryshëm, se këto steroidet përdoren edhe në sportet tjera që i thojnë doping”, thotë Ernest Gjinovci.

Gjinovci i cili është që 30 vite pjesë e botës së fitnesit, shprehet i shqetësuar se trajnerët e këtij sporti nuk po i kursejnë të rinjtë duke i futur në botën e steroideve.

“Steroidet shumë pak dihet për to, sepse shumë pak flitet për to, pasi industria e fitnesit dhe shumë njerëz që pa qëllim ia dëshirojnë të keqen rinisë i shesin ose i shtynë në përdorim të steroideve për shkak të rezultateve të shpejta”, tregon ai.

“Shumica që ndikojnë shumë të tjerët në marrjen e steroideve janë trajnerët e fitnesit të cilët nuk kanë konsideratë, sepse vetëm shikojnë me mbërri qëllimin sa ma shpejtë, për shkak se me steroide e mbërrin një qëllim të shtimit të masës muskulore për një kohë shumë të shkurtër, derisa pa përdorimin e steroideve në mënyrë natyrale është koha shumë ma e gjatë, kërkohen vite të tëra, për diçka që e mbërrinë për gjashtë muaj”, vazhdon ai.

“Mirëpo, asnjëri prej këtyre trajnërve nuk i tregojnë personave të cilët ia rekomandojnë këto steroidet anabolice ose steoridet tjera, për dëmet të cilat shkaktohen prej steroideve ose për varshmëritë të cilat krijohen, të cilat personi më vonë nuk mundet me dalë prej tyre edhe i krijojnë dame edhe janë të rrezikshme për jetë, mundet me shkaktu edhe vdekjen”, tregon njohësi i fitnesit Ernest Gjinovci.

Ernest Gjinovci tregon se cilat lloje të steroideve anabolike i përdorin sportistët dhe në çfarë mënyra i përdorin ato.

“Në gjithë botën keqpërdoren se ky është keqpërdorim i barnave, përdoret testosteroni, si injeksion tasht ka testosterone të ndryshme, përdoren disa hapa të ndryshme, doken të kaltërta të bukura, janë dianabola, janë do ëinstroll. Përdorin edhe efedrin për me humb dhjam, efedrini është shumë i rrezikshëm  për zemër, mundet njeri me pasë sulm në zemër nëse nuk e ka zemren e fortë. Përdorin edhe disa gjëra tjera me shkri dhjamin, kllembuteroll janë. Këta që i përdorin i dinë ma mirë, po edhe mu m’ka ra me i mësu emrat e tyre, për shkak që qaq shumë përdoren, mundet çdokush me i ble në barnatore”, tregon ai në detaje.

Ai ka një sugjerim për prindërit për këtë çështje.

“Ata së pari duhet me pasë qasje të hapur edhe me e pranu fitnesin, suplimentet. Shumica e keqkuptimeve që ndodhin këtu është që prind i përzien proteinat me steroide i shtinë krejt me një thes dhe ia ndalojnë fmisë jo s’ki me marr asgjë, ai mandej detyrohet me shku te një trajner, trajneri e shtinë në steroide çka i konvenon atij”, tregon ai.

“Prindi duhet me u informu, me mbledh informata sa më shumë edhe mos me ja bo bajat, duhet me e ditë që ka suplemente që janë legale dhe që pernime i duhen atij për me mbërri rezultat edhe për shëndet, se kur ushtron të duhen disa proteina ose aminoacide ose disa tjera suplemente të cilat të ndihmojnë për me qenë të shëndetshëm”.

“Shumica e prindërve e kanë qat t’keqe ja po merr këso gjëra, domethënë duhet me i informu me shiku çka po marrin, pastaj kur e kanë qasjen e hapur me fminë, ai nuk i fsheh ato edhe i tregon drejt i thotë qeto mi rekomandoj trajneri, qeto po mi rekomandojnë i merr i lexon i shikon se çka janë”.

“Interesohesh në barnatore mundesh me shku nëse nuk i njeh se çka janë. Kryesisht ilaçet vërehen të cilat janë barna edhe ato mundet me i identifiku çdokush edhe çkado që blehet në barnatore duhet me qenë me recpekt e te na nuk është, ato janë të dëmshme, munden edhe me iu interesu një trajner që është i fitnesit”, thotë eksperti i fitnesit Ernest Gjinovci.