Zyrtare: Ballkani transferon qendërmbrojtësin Lumbardh Dellova

Ballkani e ka nisur merkaton e transferimeve duke u përforcuar me qendërmbrojtësin Kosovar Lumbardh Dellova.

Dellova iu ka bashkuar Ballkanit si lojtar i lirë, pasi para disa ditësh e kishte shkëputur kontratën me skuadrën kroate Hajduk Split.

23 – vjeçari në sezonin e kaluar ishte pjesë e Prishtinës duke u shpallur kampion i Kosovës.

Lumbardh Dellova ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin nga Suhareka.

Kujtojmë që Ballkani gjatë ditës se djeshme e shkarkoi trajnerin Bekim Isufi.