Malisheva dhe Dukagjini i ndajnë pikët

Malisheva dhe Dukagjini kanë barazuar me rezultat 2-2, në kuadër të xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me Ergyn Ahmetin në minutën e 44-të.

Vendasit e barazuan rezultatin në minutë ne 58-të me Agron Bruqin.

Kapiteni i skuadrës Dren Kryeziu e kaloi Malishevën në epërsi në minutën e 62-të.

Rezultatin e barazoi mesfushori Bujar Shabani në minutën e 65-të.

Pas këtij barazimi Malisheva mbetet në vendin e shtatë me 19 pikë.

Kurse, Dukagjini në vendin e tetë me 18 pikë.