Kaltrina Rexhepi është gazetare në BIRN Kosova që prej vitit 2013. Ajo është e diplomuar për Komunikim Masiv-Gazetari. Kaltrina ka realizuar disa hulmutime të rëndësishme në BIRN Kosova. Ajo ka marrë çmime të para në temat “Fëmijët me Aftësi të Kufizuara”, “Banesa Kolektive pa ujë e Fshatit Magure” dhe “Biznesi i paligjshëm në kurriz të trashëgimisë” nga KOMF, UNDP dhe AGK.