Sa Shpenzojnë Qytetarët për Natën e Vitit të Ri? (VIDEO)

Tregjet dhe marketet e vendit kanë qenë ditëve të fundit të mbushur me ofertat për festat e fundvitit ndërsa qytetarët i kanë frekuentuar me të madhe këto vende për t’i bërë pazaret për “natën më të gjatë” të vitit.

Ekipi i KALLXO.com ka bërë një anketë me qytetarët e Prishtinës për shportën e këtyre ditëve.

Në përgjigjet e tyre, qytetarët kanë thënë se shpenzimet për natën e Vitit të Ri sillen prej 20 deri në 150 euro.

Ka qytetarë që thonë se nuk shpenzojnë fare për këtë natë.