Shenjtërimi i Nënë Terezës Gëzon Liderët

Përmes një postimi në rrjetin social  Twitter, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se vendi dhe populli i Kosovës janë krenarë me emrin e Nënë Terezës.

“ Nënë Tereza të bëhet një shenjtore . Kjo është një krenari e kombit tonë, ne do të jemi të udhëhequr nga vlerat e saj të mirësisë dhe të akteve të madhështisë së saj,” shkroi Jahjaga.

Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, deklaroi se Papa Françesku ka njohur mrekullinë e dytë të Nënës Terezë, duke i hapur rrugë shpalljes së saj shenjtore në vitin e ardhshëm.

“Për shqiptarët kudo që janë, Nëna Terezë tanimë është e shenjtë, sepse simbolizon vlerat që i kemi kultivuar me shekuj: solidaritetin, tolerancën ndërfetare dhe kujdesin për tjetrin,” shkroi Thaçi.