Foto: KALLXO.com

Komuna e Ferizajt me zbatueshmëri të ulët të rekomandimeve nga Auditori

Në katër vitet e fundit Komuna e Ferizajt ka marrë më së shumti rekomandime nga Zyra e Auditorit krahasuar me komunat tjera. Në vitin 2018 janë bërë 25 rekomandime dhe prej tyre 6 janë zbatuar ndërsa në vitin 2019 kanë qenë 20 dhe janë nga Komuna janë zbatuar 6 rekomandime.

Pjesë e debatit ku u diskutua për gjetjet e Auditorit në Komunën e Ferizaj ishte nënkryetari i Komunës, Arton Gavazi, Drejtoresha e Financave, Sabahate Ajeti – Sadiku, Faruk Rrahmani nga ZKA dhe përfaqësuesit e BIRN.

Kualifikimi i opinionit është bërë për shkak se nuk janë regjistruar në SIMFK pesë pagesat për pasuri në shumë prej 2.3 milion euro si dhe mos prezantimi i pasurive nën 1,000 euro në Pasqyrat financiare.

Redaktori përgjegjës i BIRN, Visar Prebreza prezantoi gjetjet e Auditorit në raportin e vitit 2019 për Komunën e Ferizaj.

Prebreza numëroi gjetjet e Auditorit dhe fushat në të cilat Komuna ka çaluar.

“Njëra prej gjetjeve që ka qenë në të cilat normalisht është shqetësuese është kur Komuna është tregu borgjli ndaj bizneseve dhe në 620 mijë euro kemi pasë vonesë të faturave, pra nuk janë paguar faturat më shumë se 30 ditë”, tha Prebreza.

Sipas tij në raste të tilla kemi dëmtim të buxhetit sepse bizneset ankohen në gjykata dhe dhe tentojnë të i marrin këto mjete përmes përmbaruesve.

“Në vitin 2020 janë 1.3 milion euro që janë ekzekutuar pagesa përmes thesarit me vendimin e gjykatës ose të përmbaruesve”, shtoi ai.

Në lidhje me këto gjetje, nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Arton Gavazi tha se niveli i zbatimit të rekomandimit të auditimit në nivel vendi nuk është i kënaqshëm.

Por sipas tij, duhet të mirret parasysh viti se viti 2020 ishte vit pandemik dhe se shumë punonjës zyrtar komunal kanë qenë të infektuar me virus Covid-19.

“Opinioni i Auditimit për Komunën e Ferizajt është opinion i kualifikuar për aryse se në regjistrën e pesë pagesave në fabrikën e ujit Talinas të Muhaxherëve dhe në regjistrën e pasurive kapitale. Gjithashtu mos aplikimi i sistemit të pasurisë për regjistrimin e pasurisë jo kapitale në 1000 euro.

“Sa i përket 5 pagesave në fabrikën e ujit “Talinoc të Muhaxherëve” Qeveria e Kosovës ka nënshkruar një kredi me Qeverinë e Austrisë për ndërtimin e fabrikës së ujit në vlerë prej 5 milionë euro”, tha Gavazi.

“Kjo kredi nuk menagjohet nga Komuna e Ferizaj dhe Komuna nuk ka qasje drejtpërdrejtë. Andaj kemi menduar se nuk duhet të regjistrohet në regjistrin e pasurive kapitale sepse investimi është në formë kredi dhe është investim qendror”, tha ai.

Gavazi tha se në konsultime të vazhdueshme dhe në shërbime të legjislacionit adekuat kjo pasuri është regjistruar mirëpo sipas tij me vonesë.

Sipas tij, kryetari i Komunës Agim Aliu ka dorëzuar me kohë letër konfirmimin në ZKA me të cilën pajtohemi për gjetjet e auditorit të përgjithshëm për vitin 2020 dhe për zbatimin e rekomandimeve.

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) me mbështetjen e USAID për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse organizuan debatin për gjetjet e auditorin në Komunën e Ferizajt.

BIRN ka organizuar edhe debate të tilla në Prizren, Pejë, Suharekë dhe Vushtrri të cilat janë transmetuar drejtpërdrejtë në KALLXO.com.