Një pamje e re e cilësisë së jetesës

Një mjedis urban komoditeti është thelbësor, Qëndresa Home ju ofron qetësi dhe cilësi në bashkëjetesë. Me sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe një pamje moderne. Një nga aspektet më të veçanta të Qëndresa Home është koha e ndërtimit të 230 shtëpive, të përfunduara brenda vetëm dy viteve. Kjo arritje mbresëlënëse është një dëshmi e përkushtimit ndaj cilësisë dhe efikasitetit të ndërtimit, duke siguruar që banorët të marrin shtëpinë e tyre të ëndrrave pa pritur gjatë.

Në pjesën e brendshme të Qëndresa Home, veçohen mbi 600 vende parkingu të jashtme, e organizuar në të dy anët e rrugës për të siguruar qasje të lehtë për banorët dhe vizitorët. Ky aspekt praktik i Qëndresa Home reflekton përkushtimin ndaj qëndrueshmërisë dhe kujdesit ndaj detajeve që karakterizon gjithë projektin.

Parku i lagjes, me një hapësirë mbi 1 hektar, është një tjetër element që e bën Qëndresa Home një destinacion të veçantë. Ky park i gjerë dhe i bukur është projektuar për të ofruar një ambient relaksues dhe të këndshëm për të gjithë banorët. Me shtigje të shtruara për shëtitje dhe vrapim, zona të gjelbra të mirëmbajtura, dhe hapësira të bollshme për piknik dhe lojëra, parku është një vend ideal për të kaluar kohë cilësore me familjen dhe miqtë. Këtu, banorët mund të shijojnë ajrin e pastër dhe qetësinë që ofron natyra, duke krijuar një ekuilibër perfekt mes jetës urbane dhe relaksimit në natyrë. Përveç kësaj, parku kontribuon në një ndjenjë të fortë komuniteti, duke inkurajuar banorët të mblidhen dhe të ndërveprojnë në një mjedis të sigurt dhe të këndshëm.

Këndi i lojërave për fëmijë dhe fushat sportive janë një mundësi e shkëlqyer për të kaluar kohën duke ushtruar dhe u socializuar. Ky element aktiv i lagjes ndihmon në promovimin e një stili jetese aktive dhe të shëndetshme për banorët.

Një tjetër avantazh i Qëndresa Home është objekti i çerdhes brenda lagjes, i cili ofron një mjedis të sigurt, duke e bërë atë një destinacion të preferuar për familjet me fëmijë të vegjël.

Nga marketi i lagjes, restauranti, e deri te aktivitetet dhe eventet e komunitetit, Qëndresa Home ofron një gamë të gjerë të shërbimeve dhe mundësive për të përmirësuar cilësinë e jetës së banorëve.

Por, projektet e tilla nuk do të ndalen këtu.

Së shpejti, në Veternik vjen lagjja më e re, Qëndresa e Re, e cila po ashtu është pjesë e BAU HOLDING.

Një lagje tjetër moderne do i bashkohet Prishtinës, me një infrastrukturë unike, lloje të ndryshme të tipeve të shtëpive, çerdhe, shkollë publike pranë lagjes, e shumë hapësira te tjera.

Për më shumë informacion mbi projektin e ri, na kontaktoni në numrin: 048 66 88 99.