Kompania kosovare befason me ofertën, udhëtim në Bansko për vetëm 29 euro

Kompania Turistike “Shpejtimi” sjell për ju një ofertë të pazakontë për të shijuar magjinë e sezonit dimëror në një nga stacionet më të preferuara të skijimit në Evropë – Bansko, Bullgari.

Për vetëm 29 euro keni mundësinë të bëheni pjesë e aventurës së skijimit, të shijoni pamjet e mahnitshme dhe të relaksoheni në ambientet e bukura të Banskos.

Oferta përfshin udhëtimin me autobusët e kompanisë “Shpejtimi” nga Prishtina deri në Bansko, qëndrimin gjithëditor në ambientet përrallore të Banksos dhe kthimin pastaj në Prishtinë.

Për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë ta shijojnë aventurën drejt Banskos, ju njoftojmë se rezervimi I biletës është i obliguar.

Na kontaktoni:

044/49 184 195 (viber, whatsapp)

049/44 128 437 (viber, whatsapp)

www.shpejtimi.net

Rrjete sociale (Facebook)

Kompania Turistike “Shpejtimi” – Partneri juaj për udhëtime.