GP Aviation realizon fluturimin e parë Prishtinë-Zürich-Prishtinë

Kompania ajrore GP AVIATION dhe touroperatori më i madh shqiptar Prishtina Ticket sot, më 24 qershor 2024, realizuan me sukses fluturimin e parë në linjën Prishtinë-Zürich-Prishtinë.

Me këtë rast, GP AVIATION dhe Prishtina Ticket shënojnë një sukses tjetër të madh duke hapur një mundësi më shumë për të gjithë diasporën shqiptare dhe të interesuarit e tjerë të udhëtojnë në këtë destinacion me çmime konkurruese.

 

 

Aeroporti i Zürich-ut (Flughafen Zürich) është më i madhi në Zvicër dhe është një nga qendrat më të rëndësishme të transportit ajror në Evropë. Aeroporti ndodhet rreth 13 kilomentra në veri të qendrës së qytetit të Zürich-ut dhe ofron një gamë të gjerë të shërbimeve dhe mundësive për udhëtarët.

Fluturimi i parë nga GP AVIATION dhe Prishtina Ticket u mirëprit nga të gjithë pasagjerët. Kjo linjë e re ajrore ofron një lidhje të shpejtë dhe të rehatshme midis Prishtinës dhe Zürich-ut si një destinacion kyç për diasporën tonë, biznesin dhe turizmin.

Prishtina Ticket, si partner kyç i GP AVAITION siguroi që procesi i rezervimit të ishte i lehtë dhe i shpejtë për të gjithë klientët dhe partnerët e tjerë. Me një sistem online të rezervimeve dhe shërbim të klientit të shkëlqyeshëm, Prishtina Ticket mundësoi realizim të suksesshëm të fluturimit.

GP AVIATION dhe Prishtina Ticket janë të përkushtuara të ofrojnë shërbime të nivelit të lartë për të zgjeruar rrjetin e saj të destinacioneve të reja për të plotësuar nevojat e diasporës dhe të gjithë pasagjerëve të tjerë.

Në destinacionin Zürich-Prishtinë do të organizohen fluturime çdo ditë, ndërsa nga 3 korrik do të fillojnë fluturimet në destinacionin e radhës Geneva-Prishtinë çdo të mërkurë, të premte dhe të diele.

16 destinacione direkt nga Prishtina dhe anasjelltas

GP Aviation dhe Prishtina Ticket realizojnë me sukses fluturime nga Prishtina për Basel, Zürich, Geneva, Stuttgart, München, Düsseldorg, Hannover, Münster Osnabrück, Nürnberg, Berlin, Memmingen, Hamburg, Ljubljana, Halmstad, Växjö, Luxemburg dhe anasjelltas.

Si ta rezervoni biletën tuaj?

Biletat mund t`i rezervoni online duke hapur faqen www.prishtinaticket.net, ku mund të caktoni kohën e saktë të udhëtimit tuaj me çmime ekonomike. Në çmim të biletës përfshihen FALAS rezervim i ulëses, check in, bagazh dore dhe bagazh deri në 20 kg.

Por, biletën tuaj mund ta rezervoni edhe duke kontaktuar shërbimin për klientë çdo ditë duke filluar nga ora 08:00 deri 23:00, në numrat e telefonit:

🇱🇺  +35220334188

🇩🇪 +49 7621 9165 313

🇨🇭 +41 61 510 06 86

🇽🇰 +383 49 200 286

🇸🇪 +46 470 580 944

🇸🇮 +386 47 774 141

Mënyra e pagesës së biletës tuaj përfundohet lehtësisht nëpërmjet: Mastercard, Visa, Klarna Sofortüberweisung, Apple Pay, Google Pay, Twint, PostFinance ose E Finance.

Të gjitha destinacionet:

  • Basel – Prishtinë
  • Zürich – Prishtinë
  • Geneva – Prishtinë
  • Stuttgart – Prishtinë
  • München – Prishtinë
  • Düsseldorf – Prishtinë
  • Hannover – Prishtinë
  • Münster Osnabrück -Prishtinë
  • Nürnberg – Prishtinë
  • Berlin Brandenburg – Prishtinë
  • Memmingen – Prishtinë
  • Hamburg- Prishtinë
  • Ljubljana – Prishtinë
  • Halmstad-Prishtinë
  • Växjö-Prishtinë
  • Luxemburg-Prishtinë

Kontaktet në Facebook dhe Instagram.

Udhëtoni sigurtë me NE sepse Prishtina Ticket është anëtare e Swiss Travel Security, të gjithë pasagjerët janë të siguruar për rezervimet e tyre.