Artikull i Sponsoruar nga Sigal UNIQA Group Austria

40 trofe të fituar, Avni Ponari: SIGAL Prishtina, shtëpia e kampionëve

40 trofe të fituar/ Ponari: SIGAL Prishtina, shtëpia e kampionëve

Suksesi i SIGAL Prishtinës në Ligën Ballkanike, i treti në historinë e klubit, ka sjellë edhe reagimin e Presidentit të FSHB dhe njëherazi Drejtor i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria, Avni Ponari.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ponari teksa uron klubin e basketbollit nga Prishtina, shprehet se, SIGAL UNIQA, si sponsor, ka qenë gjithmonë një ogur i mirë për sportin dhe sportistët.

“SIGAL UNIQA Group Austria dhe SIGAL Prishtina kanë 20 mbi vite që ecin së bashku dhe e them me shumë krenari që klubi ka ditur të përfaqësojë denjësisht kompaninë teksa sot numëron plot 40 trofe, kombëtarë dhe ndërkombëtarë“, shkruan ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

40 TROFE/ SIGAL PRISHTINA, SHTËPIA E KAMPIONËVE

I lumtur dhe shumë krenar që SIGAL Prishtina arriti edhe një herë të shkruajë historinë e basketbollit, jo vetëm në Kosovë por edhe në kontinent.

Suksesi në Qipro, ndaj Ael Limassol, i dha klubit prishtinas titullin e tretë të Ligës Ballkanike, një sukses i rëndësishëm për të cilin duhen falenderuar lojtarët dhe drejtuesit. 

SIGAL UNIQA Group Austria dhe SIGAL Prishtina kanë 20 mbi vite që ecin së bashku dhe e them me shumë krenari që klubi ka ditur të përfaqësojë denjësisht kompaninë teksa sot numëron plot 40 trofe, kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

SIGAL UNIQA ka qenë gjithmonë një ogur i mirë për sportin dhe sportistët.

Luiza Gega e ka nisur aktivitetin e saj me logon e SIGAL UNIQA-s. Edhe Izmir Ismajlaj e ka nisur aktivitetin e tij po me logon e SIGAL UNIQA-s. 

Me sponsor gjeneral SIGAL UNIQA-n, Valbona ishte ekip që e udhëhoqi për 5 vite rresht basketbollin në Shqipëri. Ndërsa sot vijojmë të jemi sponsorë të kombëtareve të futbollit dhe të basketbollit në Shqipëri dhe Kosovë, të klubit të Vllaznisë dhe mbështesim një seri aktivitetesh sportive siç është edhe LIGA UNIKE në basketboll.

Sepse, SIGAL UNIQA është mësuar të bashkëpunoj vetëm me kampionë!

Ne besojmë fort se Sporti është mjeti më efikas i edukimit, i argëtimit, i parandalimit të sëmundjeve, dhe forcimit të marrëdhënieve sociale. 

Prandaj, duke uruar edhe një herë SIGAL Prishtinën për suksesin e arritur, apeloj për më shumë vëmendje ndaj sportit, kryesisht në Shqipëri, si ambasadori dhe reklama më e mirë e një kombi.

Trofetë e fituar nga SIGAL PRISHTINA:

Superliga Kosovare të Basketbollit – 1991, 2002, 2003, 2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2014, 2015, 2016, 2017, 2019

Kupa e Kosovës – 2002, 2003, 2005, 2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2013, 2014, 2016, 2017, 2018, 2019, 2021

Liga Ballkanike – 2014-2015; 2015-2016; 2023-2024