Shkolla "Selami Hallaqi", Gjilan. FOTO-Facebook

Viti, 11 mësimdhënës pozitivë me COVID-19

Në komunën e Vitisë është paraqitur rasti i parë i infektimit me pandeminë e coronavirusit, që nga rasti i parë e deri më tani në Viti 457 persona janë infektuar nga COVID-19.

Infeksioni COVID-19 ka prekur edhe personelin arsimor në këtë komunë. Sipas zyrtarit për arsim Zijadin Ahmeti, 11 mësimdhënës janë pozitivë me COVID-19.

“Në Komunën e Vitisë prej ditës se fillimit të viti shkollore na kanë rezultuar 21 mësimdhënës pozitivë, ku tani 11 janë aktiv si dhe 10 të shëruar. Ndërsa nxënës kanë qenë 8 nxënës pozitivë të gjithë të shëruar asnjë aktiv”, thuhet në përgjigjen e tij.

Në anën tjetër pesë punëtorë në çerdhen ‘Gëzimi Ynë’ kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, dhe si pasojë e kësja çerdhja është detyruar të mbyllet.

Në komunën e Vitisë asnjë shkollë nuk ka kaluar në planin B apo C, të gjitha shkollat janë duke punuar sipas planit A, duke vazhduar mësimin në objektet shkollore.

Aktualisht në Kosovë janë mbi 270 nxënës të infektuar me pandeminë COVID-19.

Sot në nivel vendi janë regjistruar edhe 284 raste të reja të infeksionit me SARS-CoV-2.