Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sveçla zbret në 500 euro dëshminë e qarkullimit financiar për studentët e huaj që studiojnë në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marrë vendim që të zvogëlojë shumën e qarkullimit financiar që duhet të paraqesin studentët që vijnë nga vendet e tjera për të studiuar në Kosovë.

Sveçla ka thënë se deri tani studentët janë detyruar të dëshmojnë qarkullim financiar prej 2,500 euro, që sipas tij ka qenë telashe.

“Deri tani në vendin tonë të gjithë nxënësit e mësimit parauniversitar edhe studentët që kanë ardhur nga vendet përreth kanë qenë të detyruar të dëshmojnë qarkullim financiar prej 2500 eurosh. Kjo gjë ka paraqitur shumë telashe për studentët, sidomos ata shqiptarë nga Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Mali i Zi. Si ministër i MPB-së sot kam marrë vendim që këtë shumë ta zvogëloj në mënyrë drastike në vlerë prej 500 eurosh,” ka shkruar Sveçla në rrjetin Facebook.