Shkolla Fillore "Ismail Qemali", Prishtinë, Foto: KALLXO.com

Ndërtohet toalet i qasshëm për 37 fëmijët me nevoja të veçanta në shkollën 'Ismail Qemali' (FOTO)

HANDIKOS ka njoftuar se në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë është ndërtuar një toalet i qasshëm për 37 fëmijët me nevoja të veçanta që janë nxënës të kësaj shkolle.

Këtë e ka bërë grupi avokues i fëmijëve ‘Hëna’ – HANDIKOS, përmes programit “UPShIFT” të përkrahur nga UNICEF në partneritet me PEN.

“Ideja e këtij intervenimi ka rrjedhur nga kontaktet dhe diskutimet me fëmijët me nevoja të veçanta dhe përshtatja e një toaleti të tillë ishte më se e nevojshme në këtë shkollë të kryeqytetit, pasi aty aktualisht ndjekin mësimin 37 nxënës me aftësi të kufizuara”, thuhet në njoftimin e HANDIKOS.

Në njoftimin e HANDIKOS thuhet se qasja është e obligueshme për çdo objekt apo institucion publik dhe shembulli më i mirë është nëse gjithëpërfshirja nis nga shkollat.

“Prandaj qasshmëri fizike duhet të ofrojnë të gjitha institucionet arsimore në Kosovë, sepse vetëm në këtë mënyrë fëmijët do të ndihen të barabartë në shoqëri”, vazhdon njoftimi i HANDIKOS.

HANDIKOS ka shtuar se do do të vazhdojë fuqishëm të avokojë dhe lobojë në përmirësimin e qasjes në Kosovë, e cila rregullohet me Udhëzim Administrativ 30/2007, por që nuk po gjen ende zbatim të plotë tek në Kosovë.

Foto: HANDIKOS
Foto: HANDIKOS
Foto: HANDIKOS