Ministria e Arsimit hap konkurs për recensentë të teksteve shkollore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë ftesë për recensim të teksteve shkollore të klasës së tretë, tetë dhe 12-të.

“Për recensentë për vlerësimin e dorëshkrimeve, tekstet shkollore dhe materialet mësimore për klasat 3, 8 dhe 12 të pranuara në MASH në bazë të konkursit të shpallur të datës 24 Shtator 2019.”, thuhet në njoftim.

Aplikimi do të jetë i hapur deri më 27 janar 2020 dhe aplikuesit duhet të jenë nga profilet: Mësimdhënës universitar/punonjës shkencor i lëndës përkatëse me gradën më të lartë shkencore, Bashkëpunëtor shkencor me gradën më të lartë shkencore, Studiues me gradën më të lartë shkencore, Mësimdhënës i licencuar, Pedagog shkollor, Psikolog shkollor, Gjuhëtar.

Me 9 janar 2020 MASh ka hapur konkurs për tekstet të reja shkollore dhe materialet mësimore për të gjitha klasat.

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka bërë të ditur se do të rishikohen të gjitha tekstet shkollore.

Likaj në emisionin Për Ditë të Mbarë të RTV21 deklaroi se rishikimi i teksteve do të jetë me faza të caktuara, shkaku i mungesës së kapaciteteve.

Hapet konkursi për tekste të reja shkollore