Grafika: Trembelat për Kallxo.com

Hapet konkursi për tekste të reja shkollore

Tekstet shkollore të cilat ishin përgatitur në vitin 2019, nuk do të përdoren në shkollat e Kosovës deri në fund të vitit shkollor 2022/23.

Kjo pasi që Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur konkurs për tekstet të reja shkollore dhe materialet mësimore për të gjitha klasat.

Në këtë fazë, MASh ka shpallur konkurs për tekste shkollore dhe materialet mësimore për klasën e 4-të dhe 9-të.

Konkursi është shpallur për këto tekste: Gjuhë dhe komunikim, Artet, Matematikë, Shkencat Natyrore, Shoqëria dhe Mjedisi, Jeta dhe Puna, Edukata Fizike, sportet dhe shëndeti.

Ministria ka bërë të ditur se përzgjedhja e dorëshkrimeve për botim zhvillohet në tri faza: paravlerësimi, vlerësimi dhe vendimi për botim.

Çdo dorëshkrim do të paravlerësohet për t’u siguruar që kërkesat themelore janë plotësuar dhe se janë në përputhshmëri me legjislacionin në fuqi.

“Dorëshkrimet të cilat në fazën e paravlerësimit konstatohet se nuk janë në përputhje me Faqe 3 nga 5 legjislacionin në fuqi dhe dokumentet e lartpërmendura, nuk kalojnë për shqyrtim në fazën e dytë të vlerësimit”, është bërë e ditur në konkurs.

Faza e aplikimit është e hapur për shtëpitë botuese dhe autorët sipas kërkesave dhe procedurave të paraqitura në këtë konkurs.

“Paketa e aplikimit duhet të dorëzohet fizikisht. Dorëzimi bëhet në MASH në zyrën e Departamentit për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar deri më 30 prill 2021, jo më vonë se në orën 16:00. Dorëshkrimet duhet të jenë të mbyllura në zarf. Autori/ja dhe/apo shtëpia botuese, mund të konkurrojnë vetëm me një dorëshkrim për tekst shkollor dhe material mësimor për klasën dhe lëndën e njëjtë”, është bërë e ditur më tej.

Procesi i botimit të teksteve të reja shkollor do të kompletohet në tërësi deri në vitin shkollor 2022/23.

Vitin e kaluar nxënësit e klasave 0-1-6-10 dhe 2-7 dhe 11 vitin e ri shkollor 2019/2020 e kishin filluar me tekste të reja shkollore, të cilat kishin kushtuar mbi 74 mijë euro. Por, këto tekste shkollore ishin kritikuar për përmbajtje jo të duhur për shumë nivele.

KALLXO.com po ashtu kishte raportuar se Përrallës së “Kësulëkuqes” i është ngatërruar personazhi kryesor i tregimit në librin e ri shkollor të klasës së gjashtë të Gjuhës Shqipe.

Në lidhje me këto tekste, nga Këshilli i Ekspertëve për Programe dhe Tekste Shkollore, (KEPTSh) kishin dhënë dorëheqje disa anëtarë të saj, pasi sipas tyre ka pasur shkelje në procesin e teksteve të reja shkollore.

Ndërsa instituti EdGuard kishte thënë se në tekstet e reja shkollore nuk ka ndonjë përmirësim substancial dhe ka tekste që janë shumë të përsëritura.

Për këtë çështje kishte raportuar edhe ish-ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi në Komisionin për Arsim.

Në këtë proces të teksteve të reja shkollore nuk ishin përfshirë Abetarja dhe librat e gjuhëve të huaja, sepse sipas MAShT-it çdo ndryshim që merret vendim të bëhet për Abetaren duhet të bëhet në pajtim me Ministrinë e Arsimit në Shqipër