Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Driton Balaj emërohet dekan i Fakultetit Ekonomik të UP-së

Profesori i asocuar, Driton Balaj është emëruar sot nga Senati i Universitetit të Prishtinës si dekan i Fakultetit Ekonomik.

Balaj ishte propozuar nga ana e Këshillit të Fakultetit Ekonomik si dekan i ri, pas dorëheqjes së ish-dekanit, Fatos Ukaj.

Balaj ka qenë prodekan për çështje mësimore gjatë periudhës 2015 – 2020 në Fakultetin Ekonomik. Ai po ashtu ka qenë këshilltar politik i ish-ministrit të Ekonomisë dhe Financave nga LDK, Ali Sadriu gjatë vitit 2003.

Ish-dekani, Fatos Ukaj kishte dhënë dorëheqje më 28 dhjetor të vitit 2021. Deri tek dorëheqja e tij erdhi pasi në Fakultetin Ekonomik pas shpalljes së konkursit për personel akademik pati një ‘ndarje’ të Këshillit të Fakultetit, që një pjesë e anëtarëve i dolën kundër dekanit.

Më 26 nëntor të vitit 2021, 29 anëtarë të Këshilli të Fakultetit Ekonomik votuan pro shkarkimit të dekanit të këtij Fakulteti, Fatos Ukaj. Por, këtë inicim të shkarkimit e kishte hedhur poshtë Senati i Universitetit të Prishtinës më 24 dhjetor të vitit që e lamë pas.

Senati e kishte ritkthyer këtë çështje në Këshill të Fakultetit, pasi nuk ishin respektuar procedurat për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme.

Fakulteti tash e disa muaj ka qenë edhe pa prodekanë, pasi kishin dhënë dorëheqje.

 

Driton Balaj propozohet për dekan të Fakultetit Ekonomik