Fakulteti Ekonomik. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Emërohen prodekanët e Fakultetit Ekonomik
Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka emëruar prodekanë të Fakultetit Ekonomik, profesorët Drita Konxheli-Radoniqi, Alban Elshani dhe Afërdita Berisha.
Drita Konxheli-Radoniqi është emëruar prodekane për mësim dhe çështje të studentëve.
Alban Elshani është emëruar prodekan për çështje financiare.
Ndërsa Afërdita Berisha është emëruar prodekane për kërkime shkencore dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Emërimi i tyre erdhi pasi më 24 janar u emërua në Senatin e UP-së, Driton Balaj si dekan i Fakultetit Ekonomik.
Deri tek emërimi i menaxhmenti të ri të Fakultetit Ekonomik erdhi pasi ish-dekani Fatos Ukaj kishte dhënë dorëheqje më 28 dhjetor të vitit 2021.
Deri tek dorëheqja e tij erdhi pasi në Fakultetin Ekonomik pas shpalljes së konkursit për personel akademik pati një ‘ndarje’ të Këshillit të Fakultetit, që një pjesë e anëtarëve i dolën kundër ish-dekanit.
Fakulteti Ekonomik për disa muaj ishte duke funksionuar pa prodekanë edhe në kohën kur Ukaj ishte në krye të këtij fakultetit.