Dajaku për nxënësit
Këtë javë Kosova sërish është goditur nga lajmet për probleme me sigurinë në shkolla. Kjo është tema e debatit që po transmetohet në emisionin “Kallxo Përnime” sonte, më 13.02.2026.
Ky debat vjen pas rastit të dhunës fizike që u regjistrua në Shkollën “Pavarësia” në Prishtinë dhe për të cilin KALLXO.com raportoi përgjatë kësaj jave.
Në debat mund të kuptoni se cilat janë masat që i mori Drejtoria Komunale e Arsimit ndaj Halil Brahajt, drejtorit të Shkollës “Pavarësia” dhe arsimtarit Abaz Kadriu, pas raportimeve dhe pamjeve se të dy ushtruan dhunë ndaj një nxënësi të klasës së nëntë.
Cilat janë gjetjet e Inspektoratit të Arsimit në këtë rast, pas inspektimit në Shkollën “Pavarësia”?
Si u prit protesta e kolegeve të Abaz Kadriut, të cilët protestuan duke mos i zhvilluar dy orë mësimi më 10.02.2026?
Çka kërkojnë prindërit dhe nxënësit ndaj drejtuesve të shkollave e mësimdhënësve të tyre?
Cili është cikli i menaxhimit të rasteve të dhunës në shkolla?
Cilat janë ndryshimet ligjore që kërkohen për sigurinë në shkolla?
A duhet të ketë një ligj special për shkolla?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve do t’i japin të ftuarit në debat: Merita Jonuzi – Udhëheqëse e Divizionit të Shkencës në Ministri të Arsimit, Samir Shahini – drejtori i Arsimit në Prishtinë, Nexhmi Hoxha – kryetar i Këshillit të Prindërve në Prishtinë, Denis Krasniqi – Ish-përfaqësues i Këshillit të Nxënësve të Kosovës dhe aktivist në Lëvizjen Vetëvendosje dhe Kreshnik Gashi, kryeredaktor në KALLXO.com.
Pas raportimit nga KALLXO.com, suspendohet drejtori i Shkollës ‘Pavarësia’