Rupert Stadler, shefi ekzekutiv i fabrikës gjermane të makinave 'Audi' - Foto: REL/AFP

Arrestohet shefi ekzekutiv i ‘Audi’

Rupert Stadler, shefi ekzekutiv i fabrikës gjermane të makinave “Audi”, u arrestua në kuadër të hetimeve të një skandali me shkarkimin e gazrave.

Një zëdhënës i “Volkswagen”, i cili posedon “Audi”-n, konfirmoi arrestimin e tij.

Prokurorët e Mynihut thanë se kanë vepruar për të shmangur rrezikun që Stadler të manipulojë me provat.

Skandali ka shpërthyer tre vjet më parë, kur është zbuluar se makinat janë pajisur me pajisje që falsifikojnë testet e shkarkimit të gazrave.

Pajisjet fillimisht janë gjetur në makinat e “Volkswagen”-it, por edhe dega e tij “Audi” ka qenë e përfshirë në skandal.

Muajin e kaluar, ajo ka pranuar se edhe 60,000 modele të reja A6 dhe A7 me motorë me naftë, kanë pasur probleme me softuerët e shkarkimit të gazrave.

Vitin e kaluar, “Audi” ka tërhequr 850,000 makina nga tregu. (REL)