Ilustrim

Apeli vendos për Kosovarin që akuzohet se dy herë tentoi të bëhej terrorist

Me një vendim të saj gjykata e Apelit e ka kthyer në pikën zero gjykimin ndaj Nexhat Ademit i dënuar nga shkalla e parë me 3 vite burgim për terrorizëm

Ademi është në mesin e shumë Kosovarëve që sipas prokurorisë iu bashkangjitën organizatave terroriste. Aktakuza përshkruan se rrugëtimin e Ademit për në Siri ku ai ishte bërë pjesë e organizatës “Al Nustra”

Sipas aktakuzë në janar të vitit 2014 Ademi kishte qëndruar në qytetin Gaziantep të Turqisë nga ku më pas kishte shkuar në Siri ku kishte qëndruar për një javë në kampet e “Al Nusras”. I akuzuari sipas prokurorisë nuk ishte penduar për veprimet e veta pasi që rishtazi kishte tentuar të kthehet në zonën e kontrolluar nga organizatat Terroriste.

“Nga Kosova për në Turqi Ademi kishte udhëtuar me datë 4 mars 2016 me qëllim që të kalojnë zonën e luftës “thuhet në aktakuzë. E njëjta sqaron se autoritetet Turke e kishin ndaluar Ademin dhe e kishin riatdhesuar në Kosovë.