Shkëlzen Maliqi. Foto: Facebook

Shkelzen Maliqi: Krahu i Albinit 17%, Krahu i Shpendit 10%

Analisti dhe njohësi i çështjeve politike në vend, Shkelzen Maliqi ka shkruar në Facebook për ndarjen e mundshme të Lëvizjes Vetëvendosje dhe fuqinë e parlamentare që ato mund ta marrin në zgjedhjet e ardhshme.

Maliqi nuk po pajtohet me deklaratat e atyre që thonë se Lëvizja Vetëvendosje po shkatërrohet.

Sipas tij, rritja e madhe e Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare, nuk ka prodhuar unitet, por fryrje të dy anëve të Vetëvendosjes.

“Ata që po thonë se LV po vetëshkatërrohet, nuk e kuptojnë se çka po ndodh. Si lëvizje dhe parti me strukturë amalgame (të pashkrirë), fryrja e saj në subjekt me të madh në zgjedhjet e qershorit, nuk ka prodhuar unitet por fryrje të dy ballonave përbërës me dy liderë kryesorë, Albinin dhe Shpendin, që fryrjen e kanë parë si kontribut të vetin”, shkruan Maliqi në Facebook.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje po kthehet tek elektorati i vet, ndërsa siç e quan ai, baloni tjetër po tenton që të marrë rrugëtim si subjekt i ri politik, duke tentuar të marrë 10% .

“LV kështu nuk po shkatërrohet por po kthehet të elektorati i vet 17 % (plus rritja eventuale?) kurse krahu, baloni tjetër beson se ka mjaft krah që të vazhdojë rrugëtimin si subjekt i ri duke shpresuar se e ka të paktën 1/3 e elektoratit të qershorit, pra mbi 10 %, që e bën forcë parlamentare më të madhe se AAK dhe Nisma”, shkruan analisti Maliqi.

Sipas tij, më krijimin e këtij subjekti të ri nga të pakënaqurit e Vetëvendosjes, do të ndryshonte edhe problemi i numrave për qeverisje që “po bllokonte ose vështirësonte vendimmarrjen që nga viti 2013”, ka shkruar ai në Facebook.

Mbrëmë, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti shkroi në Facebook se nëse ndodhë ndarja të gjithë do të jenë më të dobët.

http://kallxo.com/shpend-ahmeti-nese-ndahet-vv-te-jete-e-dobet/

Ndërsa mbrëmë ka përfunduar edhe afati i shpalljes së kandidaturave për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje. I vetmi kandidat është deputeti Albin Kurti, që edhe më herët e kishte udhëhequr këtë parti dhe është themelues i saj.

http://kallxo.com/mbyllet-afati-albin-kurti-vetem-per-kryetar-te-vv-se/