Pamje nga një mbledhje e qeverisë - Foto: ZKM

Qeveria Pezullon Rregulloren e Odës së Avokatëve

Qeveria e Kosovës pezulloi sot zbatimin e Rregullores së Odës së Avokatëve për caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare dhe ofrimin e ndihmës juridike falas.

Oda e Avokatëve së bashku me Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial dhe Policinë e Kosovës kishte arritur një marrëveshje bashkëpunimi për themelimin e një mekanizmi koordinues që bën mbrojtjen gjyqësore me shpenzime publike në çështjet penale.

NDËRLIDHUR

Mirëpo kjo marrëveshje ishte kontestuar nga një grup i avokatëve. Ata kanë kërkuar vlerësim të ligjshmërisë të kësaj Rregulloreje nga gjykata kompetente. Po ashtu, kanë kërkuar nga Ministria e Drejtësisë që të iniciojë procedurën për pezullimin e zbatimit të Rregullores deri në vendosjen nga gjykata lidhur me këtë rast.

Duke e parë këtë ankesë të disa avokatëve, Qeveria e Kosovës e ka pezulluar këtë çështje derisa institucionet përgjegjëse të japin përgjigje.

KALLXO.com ka shkruar për kundërshtimin që disa avokatë kishin ndaj kësaj marrëveshjeje.

Rregullorja e Odës së Avokatëve, e qershorit të vitit të kaluar, privon nga e drejta e përfaqësimit sipas detyrës zyrtare avokatët që kanë më pak se 3 vjet përvojë pune në Departamentin për krime të rënda dhe atë për të mitur.

Ministria e Drejtësisë kishte konfirmuar për KALLXO.com muajin e kaluar se janë duke e shqyrtuar këtë çështje.

Kontestohet Rregullorja për Përfaqësim Sipas Detyrës Zyrtare

19 Prill 2017 - 14:30

Taulant Osmani 19/04/2017 - 14:30
NDËRVEPRIMI0