Mbledhja e Qeverisë (Arkiv)

Qeveria Mbanë Dy Mbledhje për Demarkacionin

Qeveria e Kosovës pritet të marrë sot vendimin për demarkacionin. Kabinetit qeveritar i ka njoftuar për dy mbledhje të qeverisë gjatë ditës së sotme.

Mësohet se Qeveria Haradinaj do të tërheqë Projektligjin e dërguar më parë, për ta zëvendësuar me të ri, duke përfshirë marrëveshjen Thaçi – Vujanoviq.

E marte 20 shkurt, dy mbledhje të Qeverisë: Në ora 10:00. Rendi i Ditës: Miratimi i kërkesës drejtuar Kuvendit të Republikës së Kosovës për tërheqje të Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Dhe në ora 16:00. Rendi i ditës: Plotësimi dhe ndryshimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit te Zi.