Policia e Shtetit- Tirane- Foto: Policia e Shtetit/Facebook

Policia arreston personin i cili denoncoi humbjen e shokut të tij

Policia e Shqipërisë ka arrestuar një person pasi ka denoncuar humbjen e shokut të tij.

Arrestimi ka ndodhur nën dyshimin se i dyshuari është autor i zhdukjes së shokut të tij.

Sipas njoftimit, më 29 prill  të muajit të kaluar është denoncuar se është zhdukur 30 vjeçari me inicialet F. F.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, pas një pune disa javore ku kanë kryer hetime dhe duke përdorur metoda speciale, ka ndaluar dhe arrestuar 30 vjeçarin me inicialet A. F.

Arrestimi ka ndodhur nën dyshimet se 30 vjeçari, A. F dyshohet të jetë autori i zhdukjes së shokut të tij 30 vjeçarit F. F.

Materialet procedurale i janë referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale vjedhje me pasojë vdekjen.